Home / Bota / “Sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore”

“Sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore”

 

Anëtari i Komitetit për punë të jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë Igor Morozov ka krahasuar sulmet ajrore amerikane në një bazë ajrore siriane në provincën e Homsit me ato të bombardimeve të ish-Jugosllavisë dhe ndërhyrjes në Irak.

“Sulmi në aeroport kujton bombardimin e Jugosllavisë, ndërhyrjen ushtarake në Irak, shkatërrimin e Libisë dhe aktet e tjera të mosrespektimit të ligjit ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara,” tha ai, raporton Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, “tani është krejtësisht e qartë se sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore.”

Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr tashmë premtimin e tij se në Siri do të luftojë kundër Shtetit Islamik, e jo kundër presidentit Bashar al-Asad.

Në natën mes të enjtes dhe të premtes, Shtetet e Bashkuara kanë lansuar më shumë se 50 raketa “Tomahawk” në aeroportin sirian ushtarak në Shairat që është i vendosur 38 kilometra larg nga Homsi.

Check Also

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinë

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinëKush e lexon suren Vakia pas …