Home / Bota / Sulm me predha kundër ambasadës së Rusisë në Damask

Sulm me predha kundër ambasadës së Rusisë në Damask

Ndërtesa e ambasadës së Rusisë në Damask, kryeqytetin e Sirisë, është sulmuar me predha nga grupet terroriste.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se të dielën dy predha kanë rënë në ndërtesën e ambasadës së Rusisë në Damask që njëra prej tyre ka goditur objektin e ambasadës dhe tjetra ka rënë në afërsi të objektit. Edhe më parë terroristët sirianë që veprojnë në rrethinën e Damaskut kanë sulmuar me predha disa herë ambasadën e Rusisë në Damask. Ky sulm është kryer vetëm disa orë pasi një bombë ka shpërthyer në afërsi të një spitali në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë. Grupi “Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri” i varur nga opozitarët sirianë ka deklaruar se si pasojë e këtij sulmi janë plagosur pesë persona në mesin e tyre 2 fëmijë./ PT

Check Also

Si do t’i llogarisë Allahu njerëzit në Ditën e Gjykimit?

Robërit ndahen në tre grupe. Thotë i Lartësuari: “Ne ua …