Home / Bota / Studimi tronditës/ Mungesa e mikrobeve shkakton kancerin tek fëmijët

Studimi tronditës/ Mungesa e mikrobeve shkakton kancerin tek fëmijët

Jetesa e sotme “pa mikrobe”, është shkaku i kancerit më të përhapur tek shumë fëmijë, sipas një studimi të një prej shkencëtarëve më në zë në Britani.

Leukemia Lymphoblatic, prek shumë fëmijë në mbarë botën.

Profesori Mel Greaves, nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin, ka përdorur provat e grumbulluara për 30 vite, për të treguar se si sistemi imunitar mund të bëhet kanceroz nëse nuk “sheh” mjaftueshëm mikrobe në vitet e para të jetës. Kjo do të thotë se parandalimi i kësaj sëmundje është i mundur.

Ky lloj i kancerit në gjak, është më i përhapur në shoqëritë e pasura, gjë që sugjeron se mënyra moderne e jetesës mund të ndikojë tek sëmundja.

Sipas Profesor Greaves, kjo sëmundje ka 3 faza:

1- Së pari mendohet se ka një mutacion gjenetik që ndodh brenda mitrës.

2- Ekziston një mungesë ekspozimi ndaj mikrobeve, në vitin e parë të jetës, gjë që nuk lejon sistemin imunitar të mësojë të funksionojë siç duhet.

3- Kjo krijon kushtet që një infeksion gjatë fëmijërisë, të sjellë keqfunksionimin e sistemit imunitar dhe leuçeminë./BBC

 

 

Check Also

Nëse Ke Humbur Besimin Tek Vetja Jote, Duhet ta Lexosh Me Patjetër Këtë Mësim Jete!

Vetëbesimin mund ta humbni me kalimin e kohës nga përvojat negative të jetës. Sidoqoftë, gjithmonë …