Home / Kultura / Sot ngre siparin festivali i filmit të Stambollit

Sot ngre siparin festivali i filmit të Stambollit

Edicioni i 36-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll fillon sonte (4 prill) me ceremoninë që do të mbahet në Show Center në lagjen Maslak të Stambollit.

Aktiviteti organizohet nga Fondacioni i Stambollit për Kulturën dhe Artin (İKSV).

Në natën e parë të festivalit do të vlerën me “Çmimin e Nderit të Kinemasë” regjisorët Barësh Pirhasan (Barış Pirhasan) dhe Çetin Tunxha (Çetin Tunca) dhe artistët Selma Gyneri (Selma Güneri) de Maxhit Koper (Macit Koper).

Në kuadër të festivalit, mjeshtrit të skenës dhe kinematografisë Sir lan McKellen do ti jepet “Çmimi i Nderit të Festivalit”.

Në ceremoninë e hapjes prezantimin do ta bëjë Xhem Davran (Cem Davran). Në këtë ceremoni fondacioni IKSV do të shpërndajë nga një çmim mirënjohjeje për institucionet dhe agjencitë që kanë kontribuar në realizimin e festivalit.

Edicioni i 36-të i Festivalit të Filmit në Stamboll do të marrë start me filmin “Notias” të regjisorit Tassos Boulmetis.

Check Also

ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç …