Home / Bota / Siri – Al Babi i filmuar nga ajri pas çlirimit nga DAESH-i (me video)

Siri – Al Babi i filmuar nga ajri pas çlirimit nga DAESH-i (me video)

Pamjet e filmuara me dron nga ekipi i agjencisë turke të lajmeve AA tregojnë rrënojat në rajonin Al-Bab, i cili ndodhet në verilindje të Halepit.

Për shkak të sulmeve me autobomba të organizatës terroriste DEASH infrastruktura e qytetit ka pësuar shkatërrime të mëdha. Në qytetin e shkatërruar qëndrojnë në vend rrënojat e shumë ndërtesave të shembura.

 

Gjithashtu në rajon, i cili u çlirua nga Ushtria e Lirë Siriane muajin e kaluar vazhdojnë kthimet e banorëve, ku në pamjet e filmuara nga ajri vërehen edhe banorë të Al-Babit teksa kthehen në shtëpitë e tyre.

“U larguan nga qyteti pasi e rrënuan”

Një nga banorët i cili vërehet se ka nisur punimet për riparimin e biznesit dhe të shtëpisë së shembur, Fuad el-Ahmed, duke folur për AA-në tha se “DEASH na shembi shtëpitë me autobomba. U larguan nga qyteti pasi e kishin rrënuar atë.”

Duke theksuar se do të duhet kohë për riparimin e qytetit, Ahmed thotë se “Pavarësisht se u vjen keq për shkatërrimin e bizneseve dhe shtëpive, ata janë të gëzuar që DAESH-i është dëbuar tashmë nga qyteti.”

Rajoni Al-Bab ndodhet në verilindje të Halepit, vetëm 30 km nga kufiri me Turqinë, që nga janari 2014 ka qenë nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” pasi çliruan nga organizatat terroriste rajonin Azez-Jarabulus në kufi me Turqinë, më pas në 23 shkurt çliruan edhe Al-Bab.

Ekipi i AA-së javën e kaluar kishte fotografuar nga ajri për herë të parë rajonin Al-Bab.

Check Also

MEDITIME KURANORE – 47

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin …