Home / Shëndetësi / SI TË FITOHEN 2.5 MILION NAMAZE VETËM PËR 10 DITË?[SUBHANALLAH]

SI TË FITOHEN 2.5 MILION NAMAZE VETËM PËR 10 DITË?[SUBHANALLAH]

Për një besimtar musliman dhe besimtare muslimane, për t’i falë 2 525 000 (dy milion e 525 mijë) namaze në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Sanxhak, apo edhe në Kroaci, i nevojiten:
37.356 vjet falje të namazit vetëm, ose
1.383 vjet të faljes së të gjitha pesë namazeve me xhemat.

Ky shpërblim në kushtet e sotme, është shumë lehtë i arritshëm, në krahasim me kushtet e mëparshme.

Kjo ndodh, nëse e kryeni VETËM NJË UMRE, e cila afërsisht, kushton 1.100 €.

Si realizohet kjo? Kjo realizohet duke e kryer një umre e cila zakonisht zgjat 10 ditë.

5 DITË NË MEDINË: 5 (ditë) x 5 (namaze në ditë) = 25 (namaze) x 1000 (sa vlen një namaz në Xhaminë e Pejgamberit) = 25.000 namaze në Medinë vetëm për 5 ditë.

5 DITË NË MEKË: 5 (ditë) x 5 (namaze në ditë) = 25 (namaze) x 100 000 (është vlera për një namaz në Qabe) = 2 milionë e 500 mijë namaze në Mekë vetëm për 5 ditë.

Pra, një namaz i falur në Harem të Qabesë në Mekë është me vlerë sa 100,000 (njëqind mijë) namaze të kryera diku tjetër, përkatësisht, sa falja e të gjitha 5 namazeve ditore gjatë 55 vjet, 6 muaj dhe 20 ditë. Kjo tregohet me një matematikë të thjeshtë.

100.000 (namaze ditore) : 5 = 20.000 (ditë),
20.000 (ditë) : 30 (numri i ditëve në muaj) = 666.6666667 (muaj),
666.6666667 (numri total i muajve) : 12 = 55,5555556 (numri i viteve).

Që do të thotë, 55.5555556 vjet = 55 vjet 6 muaj dhe 20 ditë. Por Allahu e di më së miri!

Këtë e konfirmon edhe dijetari Ebu Bekër En-Nekkash (që ka vdekur në vitin 351 H.), i cili ka thënë:

“Unë e kam llogaritur vlerën e një namazi në Qabe, dhe kam ardhur te rezultati se ai vlen sa një jetë e njeriut në të cilën falen 5 namazet ditore për një periudhë prej: 55 vjet, 6 muaj dhe 20 ditë.” (Fet’hul Bari, 3/82)

TOTALI: 2 milion e 525 mijë namaze (të falura në ndonjë xhami tjetër, jo në shtëpi) për vetëm 10 ditë dhe vetëm për 1.100 €.

S H Ë N I M : Namazi i vitrit llogaritet veçmas, sepse trajtohet si nafile, dhe si edhe çdo nafile tjetër hyn në llogari të veçantë, d.m.th. kjo shumë i shtohet shifrës së mësipërme të namazeve.

DO TË THOTË: Për 10 ditë, përveç 2.525,000 namazeve farz, ne mund të fitojmë edhe 505.000 namaze vitër…

* Gjithashtu këtu nuk është llogaritur namazi i xhenazes, që falet në këto 2 Hareme gati pas çdo namazi.

Që do të thotë se për 10 ditë personi i cili vjen në umre i fal (zakonisht) 50 xhenaze. Në Medinë 25 dhe në Mekë 25.
25 xhenaze në Medinë = 25.000 xhenaze te ne.
25 xhenaze në Mekë = 2 milion e 500 mijë xhenaze te ne.

TOTALI: 2 milion e 525 mijë xhenaze te ne.

* Për ta fituar këtë shpërblim në Kosovë, ne duhet t’i falim 2 milion e 525 mijë xhenaze, por pasiqë në një ditë ne mund t’i falim vetëm 5 xhenaze në Kosovë (sepse nuk ka më tepër namaze ditore), kjo do të thotë, se për këtë projekt neve në Kosovë na nevojiten 505.000 ditë, ose 16.833 muaj ose 1402 vjet …

Ve ahiru da’vana eni’l-hamdu lil-lahi Rabbi’l-alemin!
Dhe lutja jonë e fundit është: Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve!

Huazuar nga: Sulejman Čolaković;

Përshtati: Miftar Ajdini

Check Also

Erdogan renditet si muslimani me ndikimin më të madh në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është renditur në vend të parë në botimin e …