Home / Feja / Si mund ta dallojmë zemrën e pastër?

Si mund ta dallojmë zemrën e pastër?

Nga Suela Caca Tafa

Disa prej njerëzve thonë: “unë e kam zemrën e pastër, nuk I bëj keq të tjerëve”. Në fakt kjo është vetëm një aspekt I zemrës së pastër që rrjedh nga normat dhe vlerat shoqërore, po aspektet e tjera? Edhe pse kjo deklaratë për veten është një lloj defekti që ka lidhje me zemrën, është vetpëlqim, kënaqje me vetveten sepse nuk mundesh të dish nëse I bën keq të tjerëve, ti mund të mendosh kështu ndërsa të tjerët jo.

Një zemër e pastër është ajo me besim të pastër, me bindje të plotë dhe qëndrueshmëri. Që është e pastruar nga lakmia, zilia dhe veset e këqia, e cila nuk bën veprime të pahijshme. Një zemër e cila shpreson dhe frikësohet vetëm prej Allahut.

Një zemër e pastër është ajo me Teuhid/Besim të pastër, duke e njohur Zotin me bindje e cila të çon tek nënshtrim ndaj Tij. Dijetarët kanë thënë se, nëse dëshiron të jesh i bindur ndaj Allahut bëhu më nevojtari prej krijesave për Zotin i Cili është i panevojshëm për krijesat. Të keshë bindjen se nuk i përbush kush nevojat e tua, përfshirë këtu çdo nevojë, qoftë ajo e vogël por qoftë dhe e madhe aq sa nuk mendon se mund të realizohet ndonjëherë, sepse Allahu është i Mjaftueshëm për çdo gjë ndaj mos të ketë në zemrën tënde asgjë më të madhe se sa Allahu.

Një zemër e pastër gjithashtu është ajo që nuk njeh lakminë por kënaqet me atë që e arrin me mund dhe punë të pastër duke mos vrapuar pas pozitës dhe garimit për të. Të garosh drejt asaj që ja vlen përgjithmonë dhe atë që të çon drejt saj. Lakmia e bën njeriun të ketë dhe vese të tjera që burojnë prej saj siç është gënjeshtra, tradhëtia, njeriu humb vetdijen shpirtërore dhe arsyetimin. Aliu Zoti e mëshiroftë ka thënë: Shumica e njerëzve e kanë fikur dritën e arsyes së tyre për shkak të shkëlqimit të lakmisë” ka përdorur për lakminë fjalën shkëlqim dhe jo dritë, sepse shkëlqimi të verbon por nuk të ndriçon.

Gjithashtu një zemër e pastër është ajo që e ruan ndjenjën e zilisë dhe urrejtjes, e shtyp atë duke mos kërkuar të posedojë diçka vetëm për ta shfrytëzuar atë në të mirë, për ta përdorur ashtu si duhet, dhe jo që të dëshirojë me ngulm atë që tjtri ka. Kur e pyetën ibn Tejmijen rreth zilisë, dhe ai tha: çdo trup ka zili por ai që është bujar e fsheh(mbyll) atë dhe përpiqet ta zëvëndësojë me të mira. Ndërsa profeti alejhi selam në lidhje me këtë është lutur: ” O Zot ne kërkojmë mbrojtje nga ty prej një natyrshmërie (të njeriut) që na çon në lakmi!” Nëpërmjet zilisë vendoset dhe urrejtja në zemër, e cila është një perde e zezë që nuk lejon të arsyetosh si duhet në raport me jetën, zhvillimin e saj siç duhet dhe nën rolin e saj kryesorë aq sa dijetarët kanë thënë për të: Zilia e zhvesh zemrën duke e sëmurë atë e më pas vërshojnë sëmundje të tjera në të, pasi e dobëson dhe degradon. Tregohet se disa shokë të tij kanë shkuar t’i ankohen për disa tregëtar që duke e ulur mallin e tyre i prishin punë të tjerëve që shesin aty. Profeti alejhi selam i tha: “ Leri njerëzit rehat që Allahu të furnizojë një palë me palën tjetër”.

Nuk flet dhe vepron me për syfaqësi, nuk ka vetpëlqim. Domethënë që pikërisht i kushton rëndësi sinqeritetit si vyrtyt madhor që është vendimtarë për çdo gjë që flet apo vepron. E brëndshmja ka rëndësi për të, sa e pasuruar është ajo, dhe jo dukja e saj në sytë e të tjerëve

Një zemër e pastër është ajo e cila është larg shkujdesjes dhe përtacisë, neglizhencës ndaj gjërave esenciale që e mbushin njeriun me gjallëri dhe vullnet për vepra të mira, për angazhim të brëndshëm që nënkupton më së pari, qëllimet për të dobishmen dhe ruajtjen e saj në vazhdimësi deri në mbërritjen tek Zoti.

Shkujdesja sipas dijetarëve është kur e ndjek nefsin (dëshirat), kudo që të dëshirojë ai duke e humbur ndjenjën e përgjegjësisë dhe mosaktivizimi në situatën e caktuar në mënyrën e duhur.

Injoranca është shoqëruesja më e madhe e shkujdesjes e cila nuk lë vënd për gjallëri, entuziazëm dhe angazhim për të vepruar, ia mbyll dyert të mirës, shpërfill gjërat thelbësore që e lartësojnë njeriun dhe e nderojnë në të dy botët. Kjo vjen prej dobësimit të zemrës ndaj Allahu thotë:” …. mos dëgjo zemrën e atij që ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmëndjes Sonë, e që shkon pas dëshirave të veta duke shkelur çdo kufi me veprimet e tij.”

Njeriu me zemër të pastër është ai i cili s’e thyen zullumin me zullum, jeton me të drejtën por dhe e ndihmon këdo që i bëhet padrejtësi.

Me siguri që çështjet e zemrës, duke qënë indikatori kryesorë dhe më i rëndësishëm, do të thotë që ka shumë për të treguar e zbërthyer mbi të dhe rolin e madh të saj, përkujdesjen ndaj pastrimit të zemrës dhe gjithçkaje ka të bëjë me të, megjithatë jemi përpjekur të sjellim një përmbledhje se sit ë vetrregullojmë veten tonë në përpjekje për të kuptuar se dobia më e madhe është vetrregullimi dhe brenda kësaj më e dobishmja është plani me zemrën tonë i cili me siguri miratohet dhe hidhet në veprim nga zemra tek gjymtyrët e tjera.

Check Also

Zbardhet krimi: Si i ekzekutoi Zykaj 8 kushërinjtë

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “burg pa afat” për 24-vjeçarin Ritvan Zykaj, i …