Home / Troje Shqiptare / Kosova / Si gjithmonë cdo gjë na e bëjnë ndërkombëtarët…

Si gjithmonë cdo gjë na e bëjnë ndërkombëtarët…

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se koalicioni i AKR-së me PAN është bërë me bekimin e ndëkombëtarëve

“Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë”, tha Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Është një punë shumë e madhe e bërë me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës. Nuk mund t’ju them se kush janë ata, por janë miq të mëdhenj të Kosovës. Në ora 3 më kanë ardhur dokumentet dhe garancionet që unë mund të ec përpara. Nuk kam vepruar asgjë pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Behgjet Pacolli, ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ishin marrë vesh shkaku i postit të kryeministrit, dhe e quajti pjesëmarrjen e tij në koalicionin LAA si humbje kohe.

Ai ka thënë se marrëveshja për të hyrë në koalicion me PAN ka ndodhur vetëm pas orës tre të pasdites.

Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës  ka thënë se ka insistuar gjithmonë për një qeverisje gjithëpërfshirëse qoftë edhe teknike, dhe ka pohuar se ekzistojnë edhe letrat kur partnerët e tyre i kanë liruar nga kërkesat e tyre.

“U kemi thënë hyni, bëjeni një qeveri gjiithpërfshirëse ose teknike në mënyrë që vendi të mos mbetet në këtë bllokadë insititucionale”.

Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se kishte insistuar që LDK dhe VV të takohen dhe të krijojnë një perspektivë të një qeverisjeje alternative në rast se dështon koalicioni fitues, në mënyrë që ata ta kenë alternativën gati dhe të e propozojnë një qeverisje ndryshe.

“Ka pasur shumë tentativa të miat, koalicioni me LDK dhe VV e dinë këtë, shumë herë kam insistuar  që të takohen, madje kam përgatitur edhe hapësirën edhe momentin kr të takohen liderët e këtyre partive”, tha Pacolli.

Por ai ka thënë se problemi mes tyre ka qenë se kush do të jetë kryeministër, dhe Pacolli ka pohuar se iu kishte thënë që nuk mund të ketë qeveri me dy kryeministra.

“Asnjëra nuk ka lëshuar pe. Nuk jam njeri që pret një skenar dhe pret pa fund që të mos ndodhë asgjë. Dy muaj sa kam qenë në këtë koalicion për mua ka qenë humbje kohe nuk ka ndodhur asgjë” tha Behgjet Pacolli.

Check Also

Nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi

Allahu i Lartësuar thotë: “Ruhuni nga ndëshkimi (i Zotit), i Cili nuk godet vetëm ata …