Home / Rajon / Shkup, çel qershia japoneze, krijon atmosferë magjepsëse

Shkup, çel qershia japoneze, krijon atmosferë magjepsëse

Lulja e begattë e qershisë e cila është një nga më të bukurat në natyrë, si dhe ecja mbi lulet e rëna për toke, krijojnë një ndjenjë të jashtëzakonshme te kalimtarët

Lulëzimi intensiv i qershisë japoneze këto ditë po krijon atmosferë magjepsëse në rrugët dhe parqet e Shkupit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lulja e begattë e qershisë e cila është një nga më të bukurat në natyrë si dhe ecja mbi lulet e rëna për toke, krijojnë një ndjenjë të jashtëzakonshme te kalimtarët, më konkretisht tek banorët e kryeqendrës së Maqedonisë, Shkupit.

Siç njofton Qyteti i Shkupit, në vitet e kaluara janë mbjellur rreth 300 fidane të kësaj peme gjethrënëse në tërë territorin e kryeqendrës.

Zakonisht, qershia japoneze, emri origjinal i së cilës është Sakura lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit.

Check Also

Ja sekreti i grave Japoneze për një fytyrë rinore…(receta)

Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze (te gjitha ne …