Home / Troje Shqiptare / Kosova / Shiu dhe breshëri i djeshëm shkaktuan shumë dëme materiale në Maqedoni

Shiu dhe breshëri i djeshëm shkaktuan shumë dëme materiale në Maqedoni

Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër kanë shkaktuar dëme të shumë materiale tek të mbjellat bujqësore në rajonin e Shkupit.

Komuna e Haraçinës është një ndër komunat që ka më shumë dëme. Ekipi i televizionit Alsat gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Grushinë ku moti i keq ka shkatërruar në tërësi të mbjellat. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa apelojnë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe komuna që t’u dalin në ndihmë.

“Siç jeni duke e parë edhe vetë dëmi është 100% këtu , kemi dhënë mund këtu dhe nuk kemi me çka të punojmë më, të ardhurat vetëm nga bujqësia i kemi dhe nuk kemi asgjë tjetër. Toka është e shkatërruar 100% unë vetë si person kam pasur rreth 40 hektarë tokë dhe të gjithë janë të shkartuar”.

“ Nga të reshurat e djeshme kemi dëme shumë të mëdha sidomos dëme bujqësore siç mund ta shihni edhe vetë bimët janë të shkatërruara qind përqind, kemi dëme shumë të mëdha në misër, lule dielli pemëtari, po ashtu edhe në drithëra”.

“Dëmi është i madh shumë, ka mbi 100 mijë euro dëme, kam rreth 15 mijë rrënjë . 27 mijë rrënjë pjepra , dhe mbi 100 ton kajsi- u ankuan disa banorë të fshatit Grushinë, Haraçinë.

Si kryetar i kemi marr të gjitha masat dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet si drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe ministrinë e bujqësisë– deklaroi kryetar komunës Haraçinës Brahim Ajvazi.

Në terren ka dalë edhe ministri bujqërisë Lupço Nikollovski i cili tha se të gjitha dëmet që janë shkaktuar r nga ana e moti të ligë do të evidentohen dhe në seancën e ardhshme të qeverisë do të shqyrtohet e njëjta. Dëme materiale ka dhe në komunën e Çairit dhe pjesë të tjera të Shkupit, por akoma nuk dihet se sa është numri i veturave të shkatërruara nga të reshurat e breshrit.

Check Also

Falënderimi ndaj All-llahut dhe shkenca

Tema nuk është diçka e panjohur te ne në Islam pasi se secili musliman e …