Home / Feja / Shikoni se çfarë shpërblimi fiton ai që bën një hap për të shkuar në xhami

Shikoni se çfarë shpërblimi fiton ai që bën një hap për të shkuar në xhami

Shikoni se çfarë shpërblimi fiton ai që bën një hap për të shkuar në xhami
“Sa i mirë është shpërblimi i punë-mirëve”! (Ali Imran: 136)

Nga Ebu Umameh – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

“Kush del nga shtëpia e tij i pastruar, për të falur një namaz të detyrueshëm, shpërblimi i tij është si shpërblimi i haxhiut që ka veshur ihramin.

Dhe kush del për të falur namazin e duhasë (paradites), nuk është munduar veçse për ta falur atë, shpërblimi i tij është si shpërblimi i atij që bën umran.

Dhe (shpërblimi i) namazit pas namazit – mes të cilëve nuk ka fjalë të kota – shkruhet në ‘il-lij-jin’* ”.

“Sahih et terghib uet terhib” (670)

*Vendi i melaikeve (tefsir El Beghauij). Apo vend i lart në qiell (Tefsir Ibn Kethir), apo në Xhennet (Ibn Abbasi, nga tefsiri i Kurtubiut).

Check Also

Forcat ajrore Ruse ‘kthejnë pozitën e terroristëve’ në Siri

Me mbi 87 përqind të territorit Sirian tashmë të çliruar nga ISIS dhe mbi 96,000 …