Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / ‘SHBA nuk u sulmua nga muslimanët; ajo sulmoi veten’

‘SHBA nuk u sulmua nga muslimanët; ajo sulmoi veten’

Në një intervistë per Muslimpress.com, Dr David Ray Griffin tha për 11 shtatorin: “SHBA nuk u sulmua nga muslimanët; ajo sulmoi veten. ”
“Për sa kohe vendet muslimane janë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, kjo nuk do të thotë se shkaku është demokracia jonë, por sepse ne po shkelim idealet tona demokratike duke sulmuar vendet muslimane”, shtoi ai.

Intervista e plotë:

Muslim Press: Çfarë ka fituar SHBA nga sulmet e 11 shtatorit?

David Ray Griffin: Pyetja është se ajo fitoi më pak nga ajo që u përpoq të arrinte (pasi shumica e planeve nuk funksionuan). Shpresa e përgjithshme ishte të sillte një perandori globale, në të cilën të gjitha vendet do duhej ti bindeshin politikave të Shteteve të Bashkuara. Kjo dëshirë u ngrit me rënien e Bashkimit Sovjetik. Ideja ishte që bota bipolare do të zëvendësohej nga një botë unipolare, e kontrolluar nga Amerika. Praktikisht, kjo do të thoshte se SHBA do të kishte kontrollin e shumicës së karburanteve dhe mineraleve të tjera të botës.

Por kishte edhe synime më të veçanta. Për shembull: (a) Shtetet e Bashkuara dëshironin të ndihmonin Unocal-in të ngrinte tubacione për të transportuar naftë dhe gaz natyror përmes Afganistanit dhe Pakistanit për në Oqeanin Indian. b) Shtetet e Bashkuara donin të ishin në kontrollin e naftës dhe gazit të Irakut dhe gjithashtu donin të shkatërronin regjimin e Sadamit për të ndihmuar Izraelin (shumë prej neokonservatore, të cilët planifikuan sulmet e 11 shtatorit, janë të linje të ngushtë me Izraelin). (c) Administrata Bush-Cheney dëshironte të rriste buxhetin e Pentagonit në masë të madhe (siç do të thoshte Trump), qëllim që u arrit.(d) Ata gjithashtu synonin të ndihmonin Izraelin duke sjellë ndryshime në regjimin e Sirisë, megjithëse qëllimi kryesor për largimin e Asadit kishte të bënte me mbështetjen e një tubacioni të gazit që SHBA dhe aleatët e saj dëshironin, në vend të rrugës së gazsjellësit që Assad dhe Rusia donin.

Sipas historisë zyrtare të 11 shatatorit, SHBA u sulmua për shkak të demokracisë së saj. Cili është mendimi juaj për këtë?

David Ray Griffin: Ky pretendim është absurd. Para së gjithash, SHBA-të nuk u sulmuan nga muslimanët; ajo sulmoi veten (ishte një operacion me flamur të rremë). Së dyti, për kaq kohë sa vendet muslimane janë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, kjo nuk ka lidhje me demokracinë tonë, por sepse ne po shkelim idealet tona demokratike duke sulmuar vendet muslimane.

A ka prova të mjaftueshme për të provuar se 11 shatori ishte një punë e brendshme?

David Ray Griffin: Po, evidenca është e bollshme. Është kaq e qartë sa kushdo që do të ekzaminojë provat, me nje mendje të paktën 30% të hapur, do të jetë më se i bindur. Dëshmia më e fortë është se raporti zyrtar i shkatërrimit të Kullave Binjake, shkatërrimit të WTC 7 (qëndra tregtare botërore) dhe sulmit në Pentagon varet nga një duzinë mrekullish të mëdha. Mrekullitë janë gjëra fizikisht të pamundshme, dhe që të ndodhnin, do duhej ndërhyrja e një njeriu të plotfuqishëm ndërkohë që askush nuk mendon se është Zoti që i mundesoi këto mrekulli të ndodhnin. Pjesa përfundimtare e librit tim “Bush dhe Cheney” shpjegon se si edhe mrekullitë ishin përfshirë në vlerësimin zyrtar.

Çfarë ndodh me njerëzit që ngrenë pyetje rreth historisë zyrtare të sulmeve të 11 shtatorit?

David Ray Griffin: Jo, ata të cilët janë përgjegjës për historinë zyrtare – Shtëpia e Bardhë, CIA, Pentagoni dhe shtypi kryesor – i mbështet me satirë dhe kërcënim me humbje të reputacionit ose vendeve të punës. Ata e akuzojne si “teoricienë konspiracioni” gjithkënd që pyet për historinë zyrtare – pra njerëzit që bëjnë pretendime absurde ndaj qeverisë amerikane. CIA filloi të përdorë këtë akuzë me qëllim që të ulë kritikat e raportit të Komisionit të Warrenit për vrasjen e JFK-së (të cilën CIA-ja së bashku me të tjerët e kishte projektuar). Kjo akuzë ka mbetur akoma në fuqi, kështu që pyetjet që bëhen mbi të vërtetën e 11 shtatorit vënë në dyshim vlerësimin zyrtar, prandaj këto pyetje i quajnë absurde dhe joshkencore.
Disa njerëz edhe janë vrarë, sepse kishin disa informata të brendshme (njëjtë me ata që u vranë në lidhje me vrasjen e JFK-së sepse edhe ata kishin informacion të brendshëm).
Askush nuk i shqetëson njerëzit të cilët, si puna ime, shkruajnë libra bazuar në hulumtime (jo informacion të brendshëm).

Ju keni argumentuar se është gabim që disa anëtarë të Lëvizjes të së Vërtetës të 11 shtatorit mohojnë ngrohjen globale. A mund të shtjelloni pikëpamjen tuaj për këtë?

David Ray Griffin: Shumë anëtarë të Lëvizjes të së Vërtetës të 11 Shtatorit përgjithësohen nga mashtrimi i 11 shtatorit për të pohuar se ngrohja globale është po ashtu një mashtrim. Por ky pretendim është në vendin e gabuar. Për të dyja çështjet, duhet të bazohemi nga dëshmitë shkencore. Dëshmia shkencore se lëndët djegëse shkaktojnë ngrohjen globale dhe nëse nuk ndalen ato, do të sillnin fund të qytetërimit, është po aq e fortë sa dëshmija shkencore që tregon vlerësimin zyrtar të 11 shtatorit të jetë gënjeshtër.

David Ray Griffin është Profesor i Filozofisë së Religjionit dhe Teologjisë, në Shkollën Claremont të Teologjisë dhe ne Universitetin Graduate të Claremont (1973-2004). Drejtor i Qendrës për Studime Gjyqësore. Ai redaktoi serinë SUNY në Mendimin Konstruktiv Postmodern (1987-2004), ku publikoi 31 vëllime. Ai ka shkruar 30 libra, ka redaktuar 13 libra dhe ka shkruar 250 artikuj dhe kapituj./ Gazeta Impakt

burimi:muslimpress

Check Also

A lejohet që muslimanët të kenë për shokë jomuslimanët?

Fjalët, si emrat po ashtu edhe foljet, që rrjedhin nga rrënja ue-le-je janë të gjithëpranishme …