Home / Bota / SHBA, gjysëm milion të pastrehë luftojnë për mbijetesë (FOTOGALERI)

SHBA, gjysëm milion të pastrehë luftojnë për mbijetesë (FOTOGALERI)

Më shumë se gjysëm milion njerëz të pastrehë në SHBA, e cila ka ekonominë më të madhe në botë, në kushte të vështira mbijetojnë dimrin më të vështirë dhe më të ftohtë që është regjistruar viteve të fundit në këtë vend.

Temperaturat e ulëta dhe stuhia e dëborës që goditën SHBA-në këtë vit, vështirësoi edhe më shumë jetën edhe ashtu të rëndë të amerikanëve të pastrehë.

Vitin e kaluar në SHBA 374 mijë apo 68 për qind e të pastrehëve jetonin në strehimore apo qendra ditore ndërsa 176 mijë apo 32 për qind jetonin në hapësira publike. Në mesin e të pastrehëve ka shumë familje me fëmijë, madje 195 mijë sosh.

Sipas Komitetit Kombëtar për ndihmë të të pastrehëve, shumica e njerëzve pa kulm mbi kokë ndodhen në New York dhe New Jersey. Nga 20 milionë njerëz sa jetojnë në këtë zonë, 86.000 janë të pastrehë. Më shumë se 290 strehimore dhe qendra ditore nuk janë të mjaftueshme për të gjithë njerëzit që nuk kanë kulm mbi kokë.

Ata luftën për mbijetesë e bëjnë në vende të njohura si Times Square, Broadway dhe qendra të tjera luksoze dhe punëtori. Shpëtim nga i ftohti ata gjejnë edhe në stacionet hekurudhore dhe të metrosë Grand Central. Megjithatë, njerëzit e pastrehë të mbështjellë në batanije, duke u përpjekur të flenë në stacione, shpesh trazohen nga policia e New York-ut.

Për këtë arsye përgjatë rrugës mund të shihen strehimore prej kartoni me ndihmën e të cilave përpiqen të mbrojnë veten nga temperaturat shumë të ulëta.

Poashtu edhe ylli i famshëm i Hollywood-it, Sylvester Stallone dikur ishte i pastrehë dhe ishte detyruar të jetonte në stacionin e autobusit Port Authority në New York. Kjo ndodhi kur ai mbeti pa para në vitin 1978 dhe zgjati vetëm disa ditë.

Supozohet se në Chicago më shumë se 80.000 njerëz jetojnë në rrugë. Për shkak të rasteve të ngrirjes, autoritetet kanë hapur objekte të ndryshme në këtë zonë gjatë dimrit, ku njerëzit e pastrehë mund të shpëtojnë nga i ftohti ekstrem.

Ndër të pastrehët në Chicago kryesisht janë studentë dhe veteranë. Hulumtimet teregojnë se më shumë se 19.000 studentë në këtë qytet nuk kanë kulm mbi kokë./AA

Check Also

Si duhet të besojmë tek Allahu?!

Si duhet të besojmë tek Allahu Ne e pranojmë bindshëm me zemrat tona dhe e …