Home / Bota / Rusia teston një raketë ndërkontinentale

Rusia teston një raketë ndërkontinentale

Rusia ka testuar një raketë ndërkontinentale të llojit “Yars” e aftë për të bartur koka bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se raketa “Yars” është nisur nga një platformë nëntokësore në bazën ushtarake Plastik në provincën Arkhangelesk (veriperëndim). Kjo raketë ndërkontinentale ka goditur objektivin pai kaloi rreth 10 mijë kilometra brenda zonës ushtarake “Kura” në gadishullin Kamchatka. Raketa prej 23 metrash, me peshë 50 ton, e gatshme të fluturojë 12 mijë kilometra, mund të mbajë deri në 6 raketa me një fuqi totale shkatërrimi prej 300 kiloton eksplozivësh. Yars është një raketë balistike ndërkontinentale ruse. Është një version i përmirësuar i Topol-M. Në Perëndim njihet si SS-29./ PT

Check Also

Një tregim

Një tregim Një njeri në pleqëri i shtiret se në zorët e tija ka gjarpër. …