Home / Bota / Rusia do reagojë konkretisht nëse SHBA tërhiqet nga Traktati INF

Rusia do reagojë konkretisht nëse SHBA tërhiqet nga Traktati INF

Senatori i lartë rus paralajmëroi se Rusia është ne gjendje të kthejë një përgjigje të duhur nëse SHBA e braktis Traktatin e e Armëve Bërthamore me distancë të mesme (INF).

Moskë (Sputnik) – Rusia mund të përgatisë një përgjigje adekuate për të siguruar mbrojtjen e vendit Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të tërhiqen nga Traktati i Armëve Bërthamore me Distancë të Mesme (INF), tha për Sputnik të martën zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Këshillit të Federatës së Rusisë për Mbrojtjen dhe Sigurinë Frants Klintsevich.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Traktati INF, natyrisht, do të ndërmarrim hapa konkretë për krijimin e armëve të ngjashme në lidhje me raketat me reze të mesme dhe me rreze më të shkurtër veprimi në një distancë deri në 1.500 kilometra … Një përgjigje adekuate do të përgatitet për të siguruar sigurinë e vendit tonë, duke përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore “, tha Klintsevich.

Ligjvënësi i vjetër Rus shtoi gjithashtu se një lëvizje e tillë e Moskës do të ishte teknikisht e realizueshme.

Ditën e hënë, Senati i SHBA miratoi një ligj të ri të politikës së mbrojtjes që autorizon Departamentin e Mbrojtjes që të fillojë zhvillimin e një sistemi të ri raketor konvencional tokësor i lëvizshëm me distancë prej 500 (310 milje) deri në 5,500 kilometra. Dokumenti gjithashtu akuzoi Rusinë për shkeljen e traktatit.

Ndërkohë, Evropa është për zgjatjen e Traktatit të ri të Reduktimit të Armëve Strategjike mes Rusisë dhe SHBA (New START), pasi siguria evropiane mund të ballafaqohet me një kërcënim të rëndë nëse nuk zgjatet deri në vitin 2021, siç tha ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel më herët këtë vit .

Gjermania mbron “rinovimin e traktatit Mosë-Uashington ” New START”, i cili skadon në vitin 2021,” tha Gabrieli në një artikull për gazetën gjermane Rheinische Post.

Gabriel gjithashtu theksoi se Traktati i Armëve Bërthamore me Distancë të Mesme (INF) ishte “një moment historik për sigurinë evropiane”, por që “tani ështe në rrezik”. Ministri këmbënguli që Uashingtoni duhet të rivendosë dialogun për “stabilitetin strategjik”.

Në qershor, nënsekretari amerikan Thomas Shannon dhe zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Ryabkov ranë dakord të mbajnë takime dypalëshe për të diskutuar çështjet që lidhen me zbatimin e traktatit.

Në shkurt, media njoftoi se Presidenti i SHBA Donald Trump e denoncoi traktatin gjate bisedës së parë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë një marrëveshje keq e negociuar nga paraardhësi i tij Barak Obama. Në mars, kreu i Komandës Strategjike Amerikane (STRATCOM), gjenerali John Hyten, tha se një anulim i mundshëm i një marrëveshjeje për reduktimin e armëve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të shkaktojë një garë armatimi.

Sipas Traktatit NEW START, nënshkruar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në 2010, Moska dhe Uashingtoni ranë dakord së bashku të ulin numrin e raketave bërthamore të dislokuara në 1.550, numrin e raketave balistike ndërkontinentale të vendosura, raketat balistike të nëndetëseve dhe bombat strategjike në 700 deri në vitin 2018. Marrëveshja do të përfundojë në vitin 2021 dhe mund të zgjatet nëse arrihet mirëkuptimi i ndërsjellë ndërmjet vendeve.

Traktati i INF nënshkruar nga Presidenti Sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe homologu i tij amerikan, Ronald Reagan në vitin 1987, ndalon zhvillimin, vendosjen dhe testimin e raketave balistike ose raketave kruizer me distancë midis 300 dhe 3,400 miljesh. Moska dhe Uashingtoni kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkeljen e traktatit./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

Check Also

Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?

  Ndoshta ju keni dëgjuar ndonjëherë për përfitimet e të ngrënit mjaltë, por ju a …