Home / Feja / Ruhuni nga shala…e biçikletës

Ruhuni nga shala…e biçikletës

Një studim i universitetit të Yale ka nxjerrë në dritë një fakt, të cilin shumë pëshpërisnin nën zë. Përdorimi i biçikletës, mund të shkaktojë probleme seksuale. Një gjë e tillë, dihej për meshkujt, por tanimë është provuar si rrezik edhe për femrat.

Edhe në këtë rast shkaku i problemeve është shala. Por, për të zgjidhur, të paktën pjesërisht këtë problem, specialistët këshillojnë gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm gjatë uljes në biçikletë që të mos shkaktojë dëmtime.
Studimi është kryer tek 48 femra që përdorin biçikletën e që bëjnë rreth 18 km në javë me mjetin e tyre me dy rrota. Mjekët studiun ndjesitë e tyre në zonën e legenit gjatë kontaktit të saj me shalën e biçikletës. Gjatë udhëtim pacientët raportuan praninë e mpirjeve dhe ndjesi shpimi gjilpërash.
U konstatua dhe një pozicion ideal do të ishte pjesa e ngritur e shalës. Kjo do të evitonte irritimin dhe deformimet.

Check Also

NËSE DËSHIRONI TË LIROHENI NGA BRENGAT QË UA SJELL PAGJUMËSIA?

1. Nëse nuk keni gjumë, punoni diçka, apo merrni librin, Kur’anin dhe lexoni deri sa …