Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / Revolucioni Anti-Fetar i Shkurtit të 1967 dhe pasojat e Ateizmit në Shqipëri

Revolucioni Anti-Fetar i Shkurtit të 1967 dhe pasojat e Ateizmit në Shqipëri

Pirro Prifti

Ky Revolucion i pazakontë për objektivat e një Partie Komuniste,  iu ngarkua Organizatës së Rinisë  pas disa fjalimevë obsesise të Diktatorit, i cili kishte si qëllim që të shuante çdo interferencë ideologjie tjetër ndaj asaj marxiste leniniste të drejtuar nga ai vetë, duke shpresuar në shpëlarjen e trurit në mënyrë uniforme të popullit shqiptar. Dhe në disa pika u arrit qëllimi.

Nga një anë aktivizimi i Rinisë së papjekur në një ndërmarrje kaq intëerresante e pse jo pak mistike vetë ku shumë të rinj të asaj kohe bënë emër me këtë djallëzi të komunizmit pa e ditur as veë se çfarë po bënin; sidoqoftë në këtë Revolucion Anti fetar morën pjesë edhe ekspertë të ideologjisë marksiste , pra përveç Enver Hoxhës ishin studjues ttë marksizmit dhe drejtues të ideologjisë marksiste si  Arilla Papajorgji Hulusi Hako,  Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot të tjerë.

Kjo linjë e shpëlarjes së trurit të popullit ishte në të njëjtën vijë edhe me linjën që u ndoq më vonë me në krye shkrimtarin ismail Kadare dhe  me pak nga  Dritëro Agolli për të krijuar një litraturë të realizmit socialis ku të lavdërohej vetëm Udhëheqësi (sepse ata poshtë tij edhe mund të hiqeshin apo të vriteshin nga Diktatori). Këtë punë e  bëri shkëlqyeshëm shkrimtari i oborrit ismail, i cili njëkohësisht i dha disa ide Enver Hoxhës që meqënëse ideologjia fetare u zhduk le të ngrihet ideologjia Komuniste e sheqerosur me nacionalizmin  abstrak shqiptar.

Të dy këto linja dhanë rezultatet e duhura positive duke vënë në gjumë popullin shqiptar deri më 1990, aq sa në Shqipëri ishte i vetmi vend që ndryshoi Sistemin por pa asnjë opozitar apo dissident të njohur përvec Pjetër Arbnorit.

Shumë kush do të thotë pasi të lexojë shkrimin; po ky përse pas disa ditë pas 6 shkurtit shkruan përsëri për një ngjarje që duhej shkruar pikërisht ose me 6 ose më 7 shkurt. Përgjigja është fare e thjeshtë . Është e vërtetë së fjalimi i Enver Hoxhës  i mbajtur me 6 shkurt në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr gurit Krrabe, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Por fjalimi u botua nga Gazeta “Zëri i Popullit”, në datën 7 shkurt, dhe botoi me pompozitet të madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: “Enver Hoxha Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë trajton temën: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe i pushtetit.” Në fakt, që këtu shihet se ai ka dashur të kalojë në një nivel të ri komunikimi, kur, vetë fjalimin kishte dashur me qëllim ta quante ‘Temë’. Emrat e tyre janë në arkivë, e disa i përmëndi Spartak Ngjela, por mund të përmëndën ata që mrrën pjesë atëhere dhe përkrahën shkatërrimin e kulteve fetare të të gjitha feve dhe të ideologjisë fetare duke shpallur për herë të parë një shtët të vetëm në botë-ATEIST.

Kush ishin intelektualët që muarën pjesë? Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu etj. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji, Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë . Me vonë ithtarë u bënë dhe Eshtref Ymeri, e plot komunistë drejtues njëri më i keq se tjetri. Me vonë edhe Prof. Hulusi Hako dhe Eshtref Ymeri.

Fjalime të tjera kundër Fesë Enver Hoxha ndërmorri edhe me dt, 17 shkurt dhe 23 shkurt.

Në një nga fjalimet e tij, për tu mbushur mëndjen komunistëve dhe popullit i cili në disa raste reagoi kundër prishjes së kulteve fetare Enver Hoxha tha: “  Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”.
Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”. Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi”.
Sa i takon shëmbjes së objekteve të kultit Hoxha është i vetëdijshëm se ajo do të ishte pjesa më e vështirë. “Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson https://www.cna.al/2015/08/26/dokumentikur-enver-hoxha-urdheronte-shkaterrimin-e-kishave-dhe-xhamive/“.

Vendimi për të prishur kultet fetare u mor nga një Një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967 (Partia e Punës e Shqipërisë
Komiteti Qëndror, Nr. 133 prot. Tepër –secret, Tiranë, më 27.II. 1967; Komiteteve të Partisë së Rretheve, e nënshkruar në fund nga sekrari i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, dëshmon se si është dirigjuar nga ai vetë gjithë lufta e dhunshme ndaj besimit dhe objekteve fetare në Shqipërinë e fundviteve ’60-të.

https://www.cna.al/2015/08/26/dokumentikur-enver-hoxha-urdheronte-shkaterrimin-e-kishave-dhe-xhamive/

Fillimi shkaterrimeve u mor përsipër nga organizatat e Rinisë të PPSH dhe e para që filloi shkatërrimin me kazmë në dorë ishte rinia e Durrësit. Në një informacion thuhet:

Në vitin 1967, gjoja me iniciativën e rinisë së Shkollës së Mesme “Naim Frashëri” Durrës, filloi një “epokë e re” e ndryshimeve rrënjësore dhe lufta kundër shfaqjeve të huaja dhe fetare mori një tjetër dimension. iniciativën kuptimboshe të organizatës së rinisë komuniste të shkollës “N.Frashëri”, e pasuan dhe nxënësit e shkollës “29 Nëntori” dhe më pas në aksion u hodh gjithë klasa punonjëse e rrethit të Durrësit. Në Durrës si pasojë e këtij aksioni u shkatërruan dhe u mbyllën mbi 60 xhami, mbi 8 kisha dhe 5 teqe.

(://durreslajm.al/speciale/komunizmi-dhe-revolucioni-antifetar-n%C3%AB-shqip%C3%ABri).

Shkatërrimiet pas Durrësit u përhapën në të gjithë vëndin dhe zgjatën jo vetëm disa muaj por disa vite deri në 1971.

 Dy kishat e fundit që u shkatërruan ishin, njëra  me 30/05/1968 kur u shkaterrua duke u hedhur ne erë me dinamit Kisha e fundit (katolike e Shen Marise ne Va te Dejës) https://sot.com.al/opinione/kisha-e-vaut-t%C3%AB-dej%C3%ABs-ose-simboli-i-shkat%C3%ABrrimit-t%C3%AB-monumenteve-t%C3%AB-kultur%C3%ABs.

  Dhe shkatërrimi i fundit ishte ai i  Kishes se Shen Gjergjit Korçe ne vitin 1971 (http://www.balkanweb.com/site/mekati-me-kishen-e-shen-gjergjit-ne-korce-zoterinj-a-keni-ndergjegje-qytetare-ju/).

Madje per Kishën e Shën Gjergjit, thuhet se edhe Enver Hoxha e kritikoi prishjen e kesaj Kishe madheshtore . Kjo tregon se si servilet dallkakuet , spiune ishen me te zellshëm se vete Ustai pra ishin `më katolikë` se Papa.

Në total  pas 6 shkurt 1967 e deri në 1971 u prishën një numur i madh. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja). Kështu p.sh. vetëm 8 manastiret kishin 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymë tokë që i kaloi NBSH-së “Gjergj Dimitrov” etj. Një pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte të ishte në duart e tyre. Kjo arrinte në mbi 6 milionë (lekë të reja), nga të cilat 2,150,000 milionë i kishin teqetë bektashiane. (Në këto pasuri përfshihen ndërtesat e banimit me aksesorët, mullinjtë, dhjetëra dyqane e magazina të tyre, pajisjet e brendshme me shtretër të manastireve etj.). Shteti u lehtësua gjithashtu nga subvencioni që bënte çdo vit për pagesat e rrogave e të pensioneve të një pjese të mirë të klerikëve, shifër kjo që arrinte çdo vit në 300,000 lekë të reja. Nga të dhënat del se në rrethe kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj.

Kushtetuta e datës 28 dhjetor 1976 fuqizoi tashmë zyrtarisht dhe nenin 37, i cili përkufizonte: “ Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandë ateiste për të rrënjosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor.” Kështu s’kishte më dyshime apo vend për hamendësime, tashmë zyrtarisht ateizmi u fuqizua ligjërisht në kushtetutë.

Rezultati i këtyre masav drastike dhe në shkelje të plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pronës nga ana e PPSH, Diktatorit Enver Hoxha dhe e servilëve të tij drejtues komunistë apo shkrimtarë si Kadare, apo poetha dhe artistë- shkaktoi një pesimizëm të madhe në popull dhe një mungesë të thelë perspektive për të ardhmen, dhe për një farë kohe u duk se kështu do të vazhdonte jeta gjithmonë.

Por takimet shpresë dhënëse të Presidentit Regan me Gorbacovin, në 1987, prishja e Sistemit komunist nga falimentimi i BRSS me 1989, e gjeti Shqipërinë pa opozitë dhe desidentë, gjë që shkaktoi një dëm të madh Shqipërisë pas ndryshimit të Sistemit, sepse në krye të sistemit të ri erdhën ish drejtues komunistë dhe ish sigurimsa apo ish spiunë. Sidoqoftë me gjithë tranzicionin e vonuar, megjithë trë katër herë problemeve të rënda brënda shtetit shqiptar si rënia e piramidave, vrsja e Azem Hajdarit, Gërdeci, 21 janari, dhe problemet e Drogës dhe të Korrupsionit galopant me ndihmë e BE dhe të SHBA, Shqipëria dalngadalë po e merr vehten dhe po përpiqet të gjejë njerëz prfesionistë dhe meritokratë që do të kenë fatin të integrojnë Shqipërinë në BE.

Feja sot është ushtron të drejtat dhe detyrimet e saj brënda një shteti laik që respekton të gjitha Religjionet pavarësisht problemeve. Shteti tashmë i respekton Religjionet dhe e shkuara ateiste përkujtohet për të informuar brezat e rinj se cfarë ka ndodhur dhe se çfarë nuk duhet bërë në të ardhmen.

[email protected]

Check Also

Fillojnë të tërhiqen nga tregu i Kosovës lodrat e rrezikshme për fëmijë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha lodrave të cilat kanë …