Home / Bota / Regjimi i Asadit nuk heqë dorë nga armët kimike

Regjimi i Asadit nuk heqë dorë nga armët kimike

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar më 20 shkurt njofton se në tre vitet e fundit janë kryer 162 herë sulme me armë kimike

ANKARA (AA) – Regjimi i Bashar Asadit në Siri nuk heqë dorë nga përdorimi i armëve kimike kundrejt opozitarëve dhe civilëve. Regjimi i cili me marrëveshjen SHBA-Rusi kishte dhënë sigurinë për shkatërrimin e stoqeve me lëndë kimike, që nga marrëveshja e deri më tani ka përdorur të paktën 162 herë armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit përdori armë kimike më 21 gusht 2013 në rajonin Guta Lindore të Damaskut ku shkaktoi vdekjen e më shumë se 1.400 civilëve si dhe plagosjen e më shumë se 10 mijë civilëve nga të cilët shumica gra dhe fëmijë.

Pas kësaj në nevojë të “vizës së kuqe” të shpallur më parë nga SHBA-të lindi pritshmëria për ndërhyrje në Siri. Por, ajo u pengua pasi Rusia solli propozimin për asgjësimin e të gjithë stokut të armëve kimike të regjimit. Palët me 15 shtator 2013 arritën marrëveshje, ku dhe me hyrjen në veprim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) nisi procesi për shkatërrimin e armëve. Organizata më 19 gusht 2014 njoftoi përfundimin e procesit.

Por, stoqet që shkatërroi organizata mbetën të kufizuara me inventarin që kishte njoftuar Asadi. Sulmet e ripërsëritura të regjimit me gaz klorin tregojnë para syve se ai nuk e ka shkatërruar të gjithë stokun (rezervat) e armëve kimike dhe se ka arritur të fshehë një pjesë të tyre.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar më 20 shkurt njofton se në tre vitet e fundit janë kryer 162 herë sulme me armë kimike kryesisht më së shumti në Idlib, në rajonet periferike të Damaskut, në Hama dhe Halep ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 320 civilë.

Regjimi i Asadit në dhjetë ditët e fundit ka kryer 4 herë sulme me përmbajtje të gazit klorin nga të cilët një në Hama dhe në Damask, ndërsa dy sulmet e tjera në Idlib. Në sulmet e kryera më 25 mars në rajonin Latame në Hama patën humbur jetën 2 civilë dhe u ndikuan nga gazi 30 persona. Në sulmet më 30 mars në lagjet Kabun nën rrethimin e regjimit në Damask si pasojë e gazit klor u ndikuan 35 civilë.

Në sulmet e ndërmarra në mesnatë me gaz klorin në rajonin El Habit në Idlib ishin helmuar nga gazi 20 civilë.

Ndërsa në sulmet e kryera me gaz klorin këtë mëngjes në rajonin Han Shejhun të qytetit Idlib, kanë humbur jetën më shumë se 100 civilë, ndërsa janë plagosur 500 civilë, nga të cilët shumica e tyre fëmijë.

Zyrtarët në deklaratat e tyre në lidhje me çështjen njoftojnë shqetësimet për rritjen e numrit të të vrarëve.

Regjimi i mohon

Ndërsa në anën tjetër regjimi ende pretendon se nuk përdor armë kimike. Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Beshar Xhaferi për sulmin e kryer në vitin 2013 me armë kimike në rajonin Guta Lindore në lindje të Damaskut kishte pretenduar se ishte kryer nga shërbimet inteligjente të Francës.

Këto pretendime të Xhaferit ishin përgënjeshtruar edhe në raportin e komisionit të formuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe OKB-ja me qëllim përcaktimin e palëve që përdorin armë kimike në Siri.

Për shkak të uljeve të kufizuara të regjimit për kërkimet raporti në fjalë kishte arritur të përcaktonte vetëm tre nga këto sulme. Sipas raportit të njoftuar nga mekanizmi më 21 tetor thuhet se forcat e regjimit kanë përdorur armë kimike më 21 prill 2014 në fshatin Talmenes në Idlib, më 16 mars 2015 në fshatin Sarmin dhe më 21 gusht 2016 në rajonin Mare të Halepit.

Gazetarët e AA-së në Siri në fund të vitit të kaluar raportuan se regjimi ka rritur sulmet me armë kimike.

Sulmet kimike nuk u ndalën as vitin e kaluar

Bombat me përmbajtje të gazit klorin në sulmin e kryer më 6 shtator 2016 në lagjen Sukkeri në lindje të Halepit i cili në atë periudhë ndodhej nën rrethimin e regjimit helmoi 100 civilë.

OPCW-ja më 12 nëntor dënoi për herë të parë regjimin e Asadit për arsyen se vazhdonte të përdorte armët kimike. Por, Asadi nuk i dha fund masakrave të tij me sulme kimike.

Bombat fuçi me përmbajtje të klorit të cilat u hodhën në lagjen Ard Hamra dhe Xhezmeli të Halepit me 24 nëntor shkaktuan ndikimin në shkallë serioze të 13 civilëve.

Ndërsa bombat me përmbajtje klorin që regjimit hodhi më 9 dhjetor në rajonet Cellum, Bab Kınnısrijn, Kellese, Bustan el-Kasr, Megajir, Meadi, Firdevs, Ensari, Zibdijeve Mesakin Firdevs në lindje të Halepit shkaktoi vdekjen e 46 civilëve dhe plagosjen e 230 të tjerëve.

Gjithashtu edhe 85 civilë në rajonin Akirbat të Hama-s nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH kanë qenë viktima të sulmit me “gaz mustard” të kryer më 12 dhejtor.

Më 26 dhjetor dhe 5 janar Lugina Barada në Damask u sulmua dy herë me gaz klorin nga forcat e regjimit dhe milicët e tij mbështetës, ku si pasojë dhjetëra persona u ndikuan nga gazi.

Gjithashtu edhe më 9 shkurt si pasojë e sulmit në rajonin Guta Lindore të Damaskut humbën jetën mjekë dhe pacientë si dhe u helmuan 30 civilë.

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …