Home / Bota / Reagimi i ish-kryeministrit të Katarit ndaj deklaratave të Arabise Saudite

Reagimi i ish-kryeministrit të Katarit ndaj deklaratave të Arabise Saudite

Ish-kryeministri i Katarit ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në lidhje me nevojën e dërgimit të forcave ushtarake të Katarit në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Hamad bin Xhasim Ale Thani, ish-kryeministri i Katarit, në mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: “Më vjen shumë keq për shkak të deklaratave kontradiktore të disa funksionarëve. Mund ta vërtetojë ekzistencën e kësaj kontradikte dhe të flasë në lidhje me arsyet e pranisë së forcave të huaja në vendin tim. Paraqitja e deklaratave të tilla tregon se ato nuk kanë ardhur nga mendja dhe logjika. Forcat e huaja janë të pranishëm në Katar jo për arsye të mënjanimit të një rrezikut i cili mund të shfaqet në të ardhmen e largët, por për shkak të mënjanimit të një rreziku në këtë vend. Ata po mundohen që të harrojnë problemet dhe rreziqet që kanë krijuar për rajonin. Nëse dëshirojmë të flasim më qartë rreth vendeve të mëdha të cilat nuk arritën t’i përfundojnë betejat e tyre dhe në të kaluarën kanë marrë ndihmë nga shumë ushtri, atëherë duhet të kujtojmë për mbështetjen e rajonit të Gjirit Persik dhe për ta çliruar Kuvajtin e shtrenjtë, kemi shfrytëzuar ndihmën e mbi 60 vendeve. Mirëpo popujt e rajonit të Gjirit Persik aktualisht po përballen me disfata dhe sfida të shumta”. Vlen të theksohet se Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka kërkuar nga Katari që të paguajë shpenzimet e pranisë ushtarake të Amerikës në Siri dhe të dërgojë forca ushtarake në Siri./ PT

Check Also

Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata “Bereqeti”

Prishtinë, 19 shtator 2018 Shoqata humanitare “Bereqeti” e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë …