Home / Feja / Ramush Haradinaj: Unë nuk e di pse jam Musliman sepse kurrë nuk shkoj në xhami as për lutje as për asgjë tjetër (VIDEO)

Ramush Haradinaj: Unë nuk e di pse jam Musliman sepse kurrë nuk shkoj në xhami as për lutje as për asgjë tjetër (VIDEO)

Si duhet ta trajtojmë individin, i cili thotë se është musliman, por nuk falet, lutet dhe nuk ka shkuar asnjëherë në xhami? A jemi të obliguar ta përshëndesim me selam dhe kur të vdes t’ia falim xhenazen?

Jusuf Kardavi: Kjo i ngjan shembullit të njeriut, i cili caktohet nga shoqëria të cilës i takon për kryerjen e ndonjë detyre, për të cilën do të shpërblehet nëse e kryen me rregull, por edhe bëhet përgjegjës për kryerjen e atij obligimi. Megjithatë, nëse ky njeri nuk e kryen detyrën e besuar, edhepse është i shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht, dmth e le punën pa arsye, atëherë ky njeri mund të gjykohet në dy mënyra:

  1. Me largim nga vendi i punës për shkak të mosrespektimit të detyrës ose
  2. Me dënim më të butë së largimi nga puna, nëse nuk i ka nënçmuar publikisht obligimet e veta.

Kështu sqarohet qëndrimi i dijetarëve Islamikë mbi muslimanin i cili me vetëdije nuk i kryen obligimet fetare, e posaçërisht faljen e pesë namazeve gjatë ditës. Disa prej tyre konsiderojnë se obligimi thelbësor i çdo muslimani, e madje çdo njeriu në jetën e tij është përulja vetëm All-llahut [1]. Mosnënshtrimi ndaj All-llahut xh.sh. konsiderohet si tradhëti e detyrës më qenësore të një muslimani dhe për këtë shkak individi i tillë nuk meriton ta mbajë emër muslimani, e as të gjendet nën mbrojtjen e Islamit. Këtë mendim e përforcojnë edhe këto hadithe të besueshme:
“Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit.”
“Ajo me çka dallohemi me ta (mosbesimtarët) është namazi, pra kush e le namazin është mosbesimtar.”
Ca dijetarë tjerë konsiderojnë se nëse individi i cili ka lënë pas dore ndonjë obligim Islamik duke mos e përbuzur atë, ndërsa kohë pas kohe e kryen, duke u penduar për lëshimet e veta dhe duke synuar kah përmirësimi, do të trajtohet si musliman.

Në videon në vazhdim, kryeministri i tanishëm i Kosovës, publikisht tregon se i plotëson këto kushte dhe se nuk e din pse është Musliman.

Kryeministër, mirë e ke, ti nuk je Musliman.

Shperndaje lajmin Ramush Haradinaj: Unë nuk e di pse jam Musliman sepse kurrë nuk shkoj në xhami as për lutje as për asgjë tjetër (VIDEO) ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

Sulm terrorist ndaj ambasadës së Katarit në kryeqytetin e Sirisë

Sulmi i terroristëve në rajonin Abu Ramana në Damask, kryeqytetin e Sirisë ka lënë të …