Home / Troje Shqiptare / Rama në Mal të Zi: Mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Shkodër gjatë tetorit

Rama në Mal të Zi: Mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Shkodër gjatë tetorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të hënën një vizitë në Malin e Zi.

Kreu i Tiranës zyrtare zhvilloi një takim dypalësh me homologun e Malit të Zi, Dushko Markoviç. Pas takimit të dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Jemi të lumtur dhe për lajmin e mirë të Senatit amerikan që së shpejti edhe fqinji ynë, Mali i Zi, do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s . Është një anëtar për të cilin Shqipëria ka bërë gjithçka ka mundur që të jetë pjesë. Me Malin e Zi e gjithë vija bregdetare e këtij krahu të Jonit dhe Adriatikut është zonë e NATO-s”, u shpreh Kryeministri Rama në konferencën për shtyp.

“Ndihem shumë i inkurajuar nga fakti që miku im këtu në Malin e Zi i ka dhënë një gjithëpërfshirje shqiptarëve. Ne e kemi pëshëndetur marrëveshjen e arritur mes partive këtu dhe me faktorin shqiptar dhe kemi besim se inukrajimi i mëtejshëm i kësaj marrëveshjeje është një faktor stabiliteti”, shtoi ai.

Rama nënvizoi se, “kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër në tetor, si një cikël i dy marrëdhënieve për vënien ne funksion të jetës ekonomike e social të qytetarëve tanë duke shfrytëzuar mundësitë e përbashkëta të qytetarëve tanë dhe duke rritur cilësinë e jetës shoqërore”.

“Ne mbetemi fqinj të dashur dhe të afërt me njëri-tjetrin dhe rruga jonë e përcaktuar qartë për të qenë krah për krah shteteve të botës së lirë dhe demokratike është në funksion të ardhmërisë së fëmijëve këtu në Malin e Zi dhe më tutje në Shqipëri”, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri malazez, Markoviç, deklaroi se duhet që të fuqizojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Komuniteti shqiptar mbështet integrimin e Malit të Zi në NATO dhe jep kontribut të fuqishëm ekonomik. Ne do rrisim bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në Malin e Zi. Në kuadër të këtij ligji një përfaqësim në komunitetin për pakicat do ta ketë dhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Në Shkodër do të ketë një takim të dy qeverive, i cili do të mundësojë që minisrat e çdo linje të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Ministrat e Jashtëm do të merren me përgatitjen e këtij takimi”, u shpreh Dushko Markoviç.

Check Also

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinë

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinëKush e lexon suren Vakia pas …