Home / Troje Shqiptare / Kosova / Qeveria e Zaevit mund të bie në shtator?!

Qeveria e Zaevit mund të bie në shtator?!

Qeveria e Zoran Zaev pritet të përballet me mocion votëbesimi në shtator, dhe kjo do të rrezikohet në rast se nuk merrë dritë jeshile propozim-ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.

Nga burime të sigurta partiake, koha merr vesh se LSDM po tenton të shtyjë miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe deri në mbarim të zgjedhjeve lokale, me qëllim për të mos i dhënë shkas VMRO-së të kritikojë kryeministrin Zoran Zaev se ka instaluar dygjuhësinë në Maqedoni. Megjithatë, ky tentim nuk do të jetë i lehtë për LSDM-në. Zyrtarë të lartë partiak të BDI-së thanë të mërkurën se kjo parti do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë nëse tre javë pas vizitës së eurokomisarit Johanes Han, draft-ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk vjen si propozim në Parlament.

“Ditën që do të vjen komisari Han, lideri Ali Ahmeti do ti thotë atij se mund të presin një javë, dy javë, tre javë… por asnjë ditë më shumë që draft-ligji për të cilin janë marrë vesh me LSDM-në, duke i mundësuar Zaevit marrjen e mandatit dhe krijimin e Qeverise, të vijë nga Qeveria si propozim në Parlament. Në të kundërtën, është e sigurt se BDI do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë së re. Kjo nuk është presion, por është kushti kryesor që BDI ka bërë të mundur që LSDM të vijë në pushtet dhe ai kusht duhet të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, thanë zyrtarë të lartë të partisë së Ahmetit.

Edhe kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela ka bërë të ditur se kësaj qeverie i jep afat prej 100 ditëve, dhe në rast se përmbushen objektivat e parapara, atëherë partia e tyre nuk do të jetë pjesë e saj.

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …