Home / Feja / Pse trashemi në zonën e barkut?

Pse trashemi në zonën e barkut?

Ka arsye shkencore pse meshkujt dhe femrat fillojnë të trashen rreth barkut, edhe pse ata gjithnjë kërkojnë të mbajnë një linjë më të hollë.

Sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit e moshës së mesme e kanë më të vështirë për të zvogëluar barkun.

Ekspertët thonë se me ardhjen e viteve të tridhjeta, sasia e hormoneve në organizëm fillon të bie. Kjo është arsyeja pse dhe metabolizmi fillon të punojë më ngadalë, dhe njerëzit fillojnë të shtojnë peshë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se në mesin e burrave dhe femrave të moshuara shkaktohet një shtesë prej 450 deri 900 gramë çdo vit.

Situata në meshkuj

Testosteroni i lartë është përgjegjës për mbajtjen e pamjes së hollë të trupit. Kjo ndodh për shkak se ky hormon mashkull lidh masën e indit dhe e nxjerr atë nga trupi dhe nuk mblidhet rreth stomakut. Gjithashtu, ndihmon në ndërtimin e muskujve, përshpejton metabolizmin dhe zvogëlon rrezikun nga shfaqja e diabetit, pasi mban ndjeshmëri ndaj insulinës.

Pas moshës 30-vjeçare, testosteroni zvogëlohet për rreth një për qind në vit.

Situata te femrat

Trupi i femrës ka një progres të ekuilibruar të progesteronit dhe estrogjenit gjatë gjithë periudhës së jetës. Është e njohur se estrogjeni i rritur ndikon në krijimin e masës së yndyrave. Te femrat e reja sasia e të dyja hormoneve është e barabartë.

Por, nga mosha 35-vjeçare, niveli i të dyja hormoneve zvogëlohet, gjë që në fund çon drejt menopauzës.

Megjithatë, sasia e progesteronit zvogëlohet shpejt, gjë që shkakton formimin e masës së trashë rreth stomakut, thonë ekspertët.

Mënyra më e mirë për mbajtjen e linjës së hollë është konsumimi i më shumë proteinave dhe më pak karbohidrate, shtim i aktivitetit fizik, zvogëlim të stresit, të qëndrojmë më pak ulur dhe të përmirësojmë cilësinë e gjumit.

Check Also

“Gjenerata që po lind tani është e fundit që do të jetë e lirë”, tha Assange në intervistën e tij të fundit

Para se lidhjet e tij me botën të ishin prerë nga ushtarët e Ekuadorit, themeluesi …