Home / Troje Shqiptare / Kosova / Pse po heshtin të gjithë për priftin e Don Boskos? Apo vetëm pse nuk është musliman

Pse po heshtin të gjithë për priftin e Don Boskos? Apo vetëm pse nuk është musliman

Muhamed I. Xhemaili

Në ditët e sodit nuk është vështirë ti shkruash disa rreshta. Aq më pak kur disa njerëz për të qenë në qendër të vëmendjes janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm për të fituar një pozitë qoftë shoqërore apo publike. Sido që të jetë njerëzit e tillë gjithçka mund të quhen përpos njerëz jo. Duke i parë sjelljet dhe veprimet e tyre të bënë të mendosh se vërtetë këta njerëz e kanë humbur ekuilibrin e jetës,e pēr të mbetur në skenë janë në gjendje të shpifin e sulmojnë nga çdo pozocion i mundshëm. Analist,opinionist e kritikues sa të duash,mirpo vetëm kur në pyetje janë hoxhallarët dhe Islami në pergjithësi. Ndërsa kur të tjerët edhe pse bëjnë skandale të gjithë zhduken duke i kursyer fjalët e tyre dhe duke u bërë se asgjë nuk kanë ndëgjuar e parë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Kjo është katastrofa e radhës.Dyftyrsia ende është prezente tek këta anal(p)istë.

Pas skandalit të priftit “don dreqi”ende heshtin. Athua vallë ky skandal nuk meritoi qe këto mbeturina komuniste të shkruajnë së paku dy rreshta për këtë rast. Natyrisht se jo,sepse i apostrofuari nuk është hoxhë as nuk është mësuese me mbulesë. Ai është njē prift pedofil i cili lëre që bënë skandal,por krenohet me veprimin e tij duke i publikuar fotot e tij në rrjetet sociale. Pra kësaj i thonë burrëri. Vërtetë është tmerr. Shumë shpresojmë që institucionet të merren me këtë rast urgjentisht sepse nē të kundërten do ta humbin kredibilitetin që kanë. Ju lutemi që të mos i mbuloni këto raste trishtuese e të tmerrshme sepse nesër mund të jetë vajza e cilit do prej nesh në duart e këtyre kriminelve pedofil. Veproni sa nuk është bërë vonë. Dhe për fund kuptone se Islami është mbrojtësi më i mirë në mbrojtjen e familjes dhe shoqërisë në pergjithësi.