Home / Bota / Protestuesit palestinezë gjuajnë me vezë politikanët amerikanë që vizituan Ramallahun

Protestuesit palestinezë gjuajnë me vezë politikanët amerikanë që vizituan Ramallahun

Demonstruesit palestinezë kanë sulmuar me vezë një grup politikanësh amerikanë që po vizitoinin Bregun Perëndimor të pushtuar, për të treguar zemërimin e tyre ndaj politikave armiqësore të Uashingtonit kundër popullit të tyre dhe në favor të regjimit izraelit.

Të enjten, dhjetëra palestinezë u mblodhën jashtë një qendre zgjedhore afër Ramallahut, te cilin po e vizitonte një delegacion amerikan që perfshinte edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe grupe të shoqërisë civile.

“Amerika është koka e gjarprit” dhe “Amerikanët nuk janë të mirëpritur në Palestinë”,  ishin sloganet e protestuesve. Shumë tjerë brohorisnin: “Jeruzalemi (Kudsi) është kryeqyteti i Palestinës”.

Pas largimit nga vendi, vizitorët u sulmuan me vezë dhe perime nga turma e protestuesve, të cilët gjithashtu e ndoqën autobusin e tyre. Delegacionit ju desh të largohej nga qyteti me ndihmen e forcave policore palestineze.

Demonstruesit valëvisnin flamuj palestinezë dhe mbanin parulla antiamerikane që lexonin: “SHBA është pjesë e problemit, jo zgjidhja”.

Slogane të tjera që kërkonin largimin e vendbanimeve izraelite nga territoret e pushtuara përdorën parullën “larg duart nga Jeruzalemi”.

Palestinezët janë zemëruar nga një vendim i SHBA-së dhjetorin e kaluar për të njohur Jeruzalemin si “kryeqytetin” e Izraelit.

Që atëherë, zyrtarët palestinezë në Ramallah kanë refuzuar të takohen me përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Politika pro-izraelite e Trumpit për Jeruzalemin gjithashtu nxiti Presidentin Mahmud Abbas të njoftojë zyrtarisht se palestinezët nuk do ta pranonin Uashingtonin si ndërmjetës të ndershëm në çdo bisedim të ardhshëm izraelito- palestinez mbi të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete.

Një nga protestuesit, Salah al-Khawaja, tha se kishte ardhur për të treguar kundërshtinë e tij ndaj deklaratës së Trumpit mbi Jeruzalemin.

“Sot pati një reagim nga populli palestinez dhe aktivistët e njohur ndaj kësaj pritjeje të pandershme dhe të ulët” nga kompania e votimeve, tha Khawaja.

Jamal Juma’ah, një nga organizatorët, tha gjithashtu se tubimi pati për qellim të dërgojë një mesazh tek amerikanët se ata janë “të padëshiruar në Palestinë”.

Ai kritikoi ashpër administratën amerikane për “miratimin publik të projektit sionist”, dhe theksoi se për merikanët nuk ka vend në Palestinë.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Bethlehem muajin e kaluar, në të cilin demonstruesit ndërprenë një takim mes diplomatëve amerikanë dhe dhomës së tregtisë të qytetit të Betlehemit.

Demonstruesit që protestonin për politikën e Trumpit për Jeruzalemin gjuajtën me domate përfaqësuesit e konsullatës amerikane në Jeruzalem.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë luftës gjashtë ditore më 1967. Një veprim që nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare. Regjimi sionist e aneksoi Jeruzalemin Lindor i cili kërkohet të jetë nga palestinezët kryeqytet i ardhshëm i shtetit të tyre.

Palestinezët duan ta zgjidhin konfliktin me Tel Avivin bazuar në të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete përgjatë kufijve të vitit 1967.

Disa raunde bisedimesh mes izraelitëve dhe palestinezëve kanë dështuar kryesisht për shkak të refuzimit të Izraelit për t’i dhënë fund okupimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të vendbanimeve në tokat e pushtuara./press/Gazeta Impakt

Check Also

Frigoriferi – Një tregim që duhet ta lexoni ..

– Një tregim që duhet ta lexoni – Ky tregim bën fjalë për një njeri …