Home / Bota / Protesta në Danimarkë në mbështetje të myslimanëve Rohingya

Protesta në Danimarkë në mbështetje të myslimanëve Rohingya

Mijëra danezë, janë ngritur në protesta kundër dhunës dhe kundër vrasjes së myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Protesta është organizuar me ftesë të organizatave jo-qeveritare të Kopenhagës në Danimarkë ku mijëra danezë të mbledhur përballë godinës së bashkisë, protestuan kundër krimeve që ushtria dhe budistët po kryejnë ndaj myslimanëve në provincën Rakhin. Pjesëmarrësit me pankarta në duar kërkuan nga Bashkësia Ndërkombëtare të ndërpresë dhunën ndaj myslimanëve Rohingya. Sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë kundër myslimanëve në Mianmar, kanë nisur prej 25 gushtit dhe deri tani me mijëra persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 mijë të tjerë janë detyruar të shpërngulen për në Bangladesh./ PT

Check Also

A lejohet që muslimanët të kenë për shokë jomuslimanët?

Fjalët, si emrat po ashtu edhe foljet, që rrjedhin nga rrënja ue-le-je janë të gjithëpranishme …