Home / Bota / Prokuroria e Bern-Mitteland filloi hetimet për mitingun skandaloz të PKK-së

Prokuroria e Bern-Mitteland filloi hetimet për mitingun skandaloz të PKK-së

Prokuroria e rajonit Bern-Miteland (Bern-Mitteland) të Zvicrës ka filluar hetimet në lidhje me pankartën skandale që si objektiv kishte Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të hapur nga ana e grupeve terroriste në mesin e të cilëve ndodhej edhe PKK-ja.

Reto Nause, drejtori i sigurisë i kryeqytetit Bern deklaroi se hetimet kanë filluar për shkak të mosplotësimit të kushteve të lejes për organizimin e mitingut nga ana e terroristëve.

Edhe pse kanë filluar hetimet deri më tani nuk është ndaluar askush për hapjen e pankartës skandaloze.

Mitingu i organizuar ditën e shtunë me lejen e autoriteteve zvicerane ishte përkrahur nga ana e Partia Socialiste e Zvicrës dhe Partia e të Gjelbërve.

Në anën tjetër në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme u protestua ndaj lejimit të mbajtjes së mitingut që “nxitë qartë terrorin dhe dhunën“.

Në deklaratë ishte kërkuar ndërmarrja e menjëhershme e masave administrative ndaj krimit në fjalë.

Gjithashtu Ministria e Jashtme thërriti ambasadorin e Zvicrës në Ankara, Valter Hafner (Walter Haffner) të cilit iu shpreh shqetësimi nga lejimi organizimit të mitingut në Bern që si objektiv kishte Presidentin Erdoan.

Burimet bëjnë të ditur se Hafnerit gjithashtu iu përcollën pritshmëritë e Turqisë për zbulimin e aktorëve dhe paraqitjen e tyre para drejtësisë, ndëshkimin e tyre me dënim të merituar, gjithashtu u kërkua marrja e masave që ngjarjet e tilla të mos përsëriten më.

Check Also

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të …