Home / Troje Shqiptare / Kosova / Prishtinë – Agjencia turke TIKA rinovon Parkun e Qytetit

Prishtinë – Agjencia turke TIKA rinovon Parkun e Qytetit

Parku i Qytetit në qendër të Prishtinës me lodra të papërdorshme për një kohë të gjatë dhe me pamje jo të mirë do të rinovohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)”, thuhet në një njoftim të kësaj agjencie.

Kanë filluar punimet për rinovimin dhe rregullimin e ambientit dhe këndit të lodrave në “Parkun e Qytetit” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, një projekt i financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në një njoftim nga TIKA, thuhet se me anë të takimeve të realizuara gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-së janë shqyrtuar kërkesat primare lidhur me përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, projekte të cilat mund të realizohen bashkarisht.

Sipas kërkesave, duke i mëshuar hapësirave të gjelbra në Prishtinë u është dhënë përparësi punëve, të cilat mund të realizohen nëpër parqet e qytetit dhe në kuadër të kanë filluar punimet në parkun e qytetit të Prishtinës me qëllim përmirësimin e kushteve për fëmijët.

“Parku i Qytetit, që ndodhet në qendër të Prishtinës me lodra të papërdorshme dhe me pamje jo të mirë për një kohë të gjatë do të rinovohet me mbështetje të TIKA-s. Me anë të punimeve, të cilat do të fokusohen në rinovimin e lodrave dhe rregullimin e ambientit, parku do të marrë një pamje të re. Në këndin e lodrave do të ketë edhe hapësira për fëmijët me aftësi të kufizuara. Parku do t’u mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuara të kalojnë kohën edhe me fëmijët tjerë dhe do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e TIKA-s.

Tashmë punimet e financuara nga TIKA kanë filluar dhe planifikohet që të përfundojnë brenda dy muajve./ trt

Check Also

Po ndodh tani: Ja si ndiqet Albin Kurti neper Prishtine, si nfilma

Forca të shumta të Policisë së Kosovë gjendeshin të pranishme në Shkabaj, pak metra larg …