Home / Bota / Presidenti turk viziton Arabinë Saudite

Presidenti turk viziton Arabinë Saudite

Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë ditën e hënë shkoi për një vizitë në Arabinë Saudite.

Gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, presidenti turk do të diskutojë mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe do të analizojë situatën e zhvillimeve në rajon dhe sidomos krizën në Siri. Turqia dhe Arabia Saudite gjatë viteve të kaluara kanë bashkëpunuar shumë me njëri-tjetrin dhe që të dy këto vende kanë mbështetur kundërshtarët e qeverisë siriane në luftën e Sirisë. Pas ardhjes në pushtet të Selman Bin Abdul’aziz në vitin 2015 në Arabinë Saudite, marrëdhëniet mes Riadit dhe Ankarasë u përmirësuan. Më herët marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan për shkak të shkarkimit të Muhamed Morsit nga posti i presidentit në Egjipt.

Erdogan vizitat e tij në vendet e rajonit të Gjirit Persik i nisi ditën e dielë. Ai në fillim u takua me mbretin e Bahrejnit me të cilin diskutoi për krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë, me qëllim që kjo zonë të përdoret për strehimin e emigrantëve sirianë. Ditën e martë presidenti i Turqisë nga Riadi do të shkojë për në Katar. Katari ka lidhje të forta me Turqinë, pasi në këtë vend Ankaraja ka edhe një bazë ushtarake.

Check Also

Grave në Arabinë Saudite do t’u lejohet të shkojnë në palestër

Një tjetër hap përpara në pavarësinë e gruas është bërë në Arabinë Saudite, ku pritet …