Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / Persekutimi i Popullit Ujgur nga Kina

Persekutimi i Popullit Ujgur nga Kina

nga Ezra Kronfeld.

Ujgurët janë një pakicë etnike kryesisht myslimane e vendosur në rajonin Xinjiang të Kinës. Jo vetëm që në Xinjiang është përqendrimi më i lartë i myslimanëve në Kinë, por Ujgurët janë edhe grupi i dytë më i madh etnik musliman në Kinë. Gjatë gjithë këtyre viteve, këta njerëz janë përballur me diskriminim të madh dhe shtypje kulturore nga shteti. Kohët e fundit, kur miliona muslimanë u bënë gati për të kryer pelegrinazhin në Mekë për haxhin vjetor, Ujgurët u përballën me të njëjtat pengesa të padrejta që hasin çdo vit. Kina si gjithmonë lejon vetëm muslimanët mbi moshën 60 vjeçare për të shkuar në haxh, madje edhe ata që i plotësojnë kriteret e moshës i nënshtrohen persekutimeve të ndryshme logjike.

Kjo është dicka shumë më e madhe se “liria fetare”, ato gjepurat e Ted Cruzit në lidhje me persekutimet dhe shkeljet e të drejtave të homoseksualëve dhe grave . Ky është një shqetësim i vërtetë dhe legjitim për një grup që thjesht dëshiron të praktikojë fenë e tij. Në gusht të vitit 2016, Chen Quanguo mori drejtimin e rajonit të Xinjiang. Kjo shënoi atë që mund të konsiderohet vërtet si vdekja e autonomisë së Ujgurëve.

Ndaj ujgurëve u zbatuan një numër i madh politikash të padrejta dhe imponuese. Për literaturën dhe poezitë që përmbanin shprehje pakënaqësie mbi trajtimin e bërë ndaj ujgurëve mund të dënohesh edhe me vdekje. Përveç kësaj, xhamitë e këtij rajoni mbahen nën një survejim tepër të ashpër, edhe nëse ato nuk paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Edhe aktivistët paqësorë që e duan fort çlirimin e ketij rajoni, shteti Kinez i sheh si terroristë dhe si të tillë ndiqen penalisht. Zyrtarët kinezë i shohin muslimanët në Kinë si një kërcënim për identitetin e tyre në atë që Sekretari i Partisë së Xinjiangut, Wang Lequan e quan “unifikimi i atdheut”.

Në Lindjen e Largët prej kohësh kanë ekzistuar kultura të ndryshme të epërsive etnike, në sensin që tradicionalizmi dhe ndjekja e gjurmëve të paraardhësve shpesh është me prioritet të lartë, ndërsa diversiteti shihet si një kërcënim. Në Japoni, për shembull, kemi një kulturë që diskriminon gratë lezbike për shkak të ideve regresive të asaj se është e papërshtatshme për femrat.

Sipas një raporti të Human Rights Watch, “pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, autoritetet menjëherë … pohuan se opozita në Xinjiang ishte e lidhur me terrorizmin ndërkombëtar.” Ky është një shembull për të marrë mësim se si dezidentët shtypen bazuar në frikën që u ngrit pas sulmeve të 11 shtatorit. E pra frika nuk është justifikim për politikat vulgare dhe fashiste që Kina po imponon mbi popullin Ujgur./ Gazeta Impakt

burimi:counterpunch

Check Also

Lombardia dhe Veneto drejt autonomisë nga Italia

12 milion italianë në Lombardi e në Veneto votuan pro autonomisë në referendumin e të …