Home / Bote / Pasi foli kundër aparteidit të Izraelit, ky profesor nuk mund të flas në dy universitete në Britani

Pasi foli kundër aparteidit të Izraelit, ky profesor nuk mund të flas në dy universitete në Britani

Universiteti i Londrës Middlesex dhe Universiteti i Londrës Lindore kanë anuluar dy organizimet ku profesori Richard Falk ishte paraparë të ligjëronte këtë javë.

Falk është zyrtar nga Kombet e Bashkuara për të investiguar për të drejtat e njeriut në territorin e Palestinës dhe një bashkautor i raportit të KB që e cilëson Izraelin “Regjim aparteidi”.

Kritiku i njohur i Izraelit dhe SHBA-ve ishte njoftuar se këto dy organizime anulohen për “shkaqe sigurie”.

Profesori ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke i thënë se kjo erdhi vetëm pasi tregoi disa të vërteta për shtetin e Izraelit.

Punimi i titulluar “Praktikat e Izraelit kundrejt popullit Palestinian dhe pyetjet e Aparteidit” ka dalë këtë muaj në Beirut ku bashkautor ishte Falk dhe Virgina Tilley.

Raporti tregon se shteti i Izraelit është “”Një shtet racist që ka krijuar një sistem të aparteidit që persekuton popullin palestinez.”
Ky raport ka bërë thirrje komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar dhe dënuar rastet e aparteidit që janë shkaktuar si në SHBA dhe po ashtu edhe në Izrael. /KohaIslame

Check Also

Si u bë skocezi musliman pa takuar kurrë ndonjë musliman?

Si ka mundësi, që një njeri nga Skocia që jeton në majet e larta të …