Home / Bota / Pas Turqisë edhe Irani dërgon ndihma për myslimanët Rohingya

Pas Turqisë edhe Irani dërgon ndihma për myslimanët Rohingya

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se një delegacion iranian i kryesuar nga Ibrahim Rahimpur zv/ministër i jashtëm i Iranit për çështjet e Azisë dhe Oqeanisë ka shkuar në Bangladesh për të dërguar ndihmat humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya.

Behram Kasemi në një intervistë për agjencinë Fars tha se ndihmat humanitare të Iranit për myslimanët Rohingya janë dërguar nëpërmjet Bangladeshit. Zëdhënësi Kasemi tha se përveç ndihmave me ushqime dhe ndihma të tjera primare për jetesë, Irani do të ndërtojë edhe një kamp dhe spital për myslimanët Rohingya. Sa i përket vizitës së ardhshme të ministrit të jashtëm të Iranit në Uashington, zëdhënësi Kasemi tha: Muhamed Xhavad Zarif në kuadër të takimeve me funksionarët e disa vendeve në sesionin e ardhshëm të AP të OKB, do të shkojë në një Nju Jork me të cilët do të diskutojë edhe për situatën në Mianmar. Irani mbështet të gjithë myslimanët e Mianmarit, tha në fjalën e tij Behram Kasemi./ PT

Check Also

Kripë dhe vaj, përzierja që do t’u largojë dhimbjet për disa vjet

Ky ilaç i mahnitshëm natyral lehtëson dhimbjen e osteoporozës dhe pas përdorimit të saj, ju …