Home / Bota / OBI urdhëron Mianmarin të lejojë hetimin e OKB

OBI urdhëron Mianmarin të lejojë hetimin e OKB

Organizata më e madhe myslimane në botë i ka bërë thirrje Mianmarit të lejojë hetuesit e Kombeve të Bashkuara të hetojnë rastet e dhunës, ku turma ushtarake dhe budiste po kryejnë “brutalitet sistematik” kundër pakicës muslimane në këtë vend.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik e bëri këtë kërkesë pas një takimi urgjent në kuadër të konferencës teknologjike në Astana të Kazakistanit, të martën. Myslimanët Rohingia, e cila tashmë gjendet në një rrethim ushtarak në Rakhine që nga tetori i vitit 2016, janë duke u vrarë brutalisht, përdhunuar ose janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi fshatrat e tyre janë duke u djegur. Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei të martën ka kritikuar qeverinë e Mianmarit për dhunën dhe tha se OBI duhet të mblidhet për të diskutuar krizën./ PT

Check Also

Ja cka i bëri Vjehrra e mencur, rejave të saj! Ngjarje interesante!

Ja cka i bëri Vjehrra e mencur, rejave të saj! Ngjarje interesante! Një nënë e …