Home / Troje Shqiptare / Kosova / Nikki Haley: Ne i jemi mirënjohës Turqisë

Nikki Haley: Ne i jemi mirënjohës Turqisë

Sipas lajmit të gazetës “Vatan” Qendra e strehimit u vizitua nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley.

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley vizitoi Qendrën e Strehimit Bojnujoun Geçixhi (Boynuyoğun Geçici) në nënprefekturën Alltënëzu (Altınözü) të rrethit Hataj (Hatay) në Turqi ku strehohen 8 mijë e 63 sirianë.

Haley inspektoi qendrën e shëndetësisë brenda Qendrës së Strehimit, vizitoi shkollën parafillore dhe mori informacione në lidhje me mundësitë e siguruara për nxënësit sirianë.

Ajo tha se kushtet e jetesës dhe mundësitë e ofruara në Qendrën e Strehimit janë shumë të mira dhe shtoi: “Ne i jemi mirënjohës Turqisë për ato që bën për mysafirët sirianë, unë i përcjell falënderimet e mia popullit turk” tha Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley.

Check Also

1 milion fëmijë kanë mbetur jetim në Siri

Lufta e Sirisë është në vitin e 6-shtë të saj. Kjo luftë ka lënë shumë …