Home / Bota / Në moshën 101-vjeçare ndërroi jetë David Rockefeller

Në moshën 101-vjeçare ndërroi jetë David Rockefeller

Zëdhënësi i Rockefellerëve, Fraser P. Seitel, konfirmoi se bankieri amerikan ndërroi jetë të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në New York

NEW YORK (AA) – David Rockefeller, bankieri amerikan dhe njëherësh anëtari më i shquar dhe më i vjetër i familjes shumë të pasur Rockefeller, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Rockefellerëve, Fraser P. Seitel, konfirmoi se bankieri amerikan ndërroi jetë të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në New York.

Rockeffeller ka qenë fëmija i gjashtë i John D. Rockefeller Junior dhe nipi i themeluesit të kompanisë së naftës John D. Rockefeller.

David Rockefeller po ashtu ka qenë në krye të bankës JP Morgan Chase. Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 100-të në vitin 2015, David Rockefeller i dhuroi parkut nacional të shtetit Maine 1.000 akër tokë .

Check Also

Familja – Përgjegjësia e kryefamiljarit – I

Përgatitja për një shtëpi te shëndoshë – Familja – Përgjegjësia e kryefamiljarit – I Këshilla …