Home / Troje Shqiptare / Kosova / Ndërron jetë shkrimtari dhe publicisti Akif Emre

Ndërron jetë shkrimtari dhe publicisti Akif Emre

Si rezultat i një sulmi kardiak, në moshën 60-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari, shkrimtari dhe publicisti turk Akif Emre, i cili në opusin e veprimtarisë së tij ka përfshirë edhe vendet e rajonit të Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Akif Emre njihet për interesin që ka treguar ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit. Vitin e kaluar ai ka botuar librin i cili është në përgatitje të botohet edhe në gjuhën shqipe.

Autori aty flet për qytetet e Ballkanit, për Andaluzinë, Bagdadin dhe të tjera. Akif Emre një pjesë të këtij libri e titullon “Ramazani në Shkup”, ku flet për momentet e këndshme të Ramazanit në lagjen e Gazi Babës dhe ezanet e Çarshisë. Krahas kësaj, libri tjetër i Akif Emre, “Gjurmë”, gjendet i përkthyer në gjuhën shqipe.

Po ashtu, Akif ka përgatitur edhe shumë dokumentarë lidhur me qytete të ndryshme të trashëgimisë kulturore osmane, siç janë Shkupi, Sarajaeva, Mostari dhe Selaniku.

Ndryshe, publicisti Emre është intervistuesi i fundit presidentit të ndjerë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç.

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …