Home / Shtypi Islam / Opinion - Analize / Myslimanët vetëm statistikë në skenën botërore

Myslimanët vetëm statistikë në skenën botërore

Amar KULO

Bota islame ka resurset njerëzore dhe material më shumë se të mjaftueshëm për zhvillim. Shtrohet çështja se si është e mundshme që nga 20 ekonomitë më të mëdha botërore vetëm njëra është myslimane(Turqia). Nga 100 universitete më elite në botë nuk ka asnjë nga vendet myslimane. Shkalla e analfabetizmit është më e madhja tek myslimanët. Nga numri i përgjithshsëm i patentave (çpikjeve) të paraqitura, numri i çpikjeve nga bota islame është i papërfillshën. Viktimat më të mëdha të luftërave të sotshëm, gjegjsisht vatrave të krizës në botë, kryesisht janë në shtetet myslimane(Siria, Iraku, Jemeni, Libia, Afganistani, Palestina, Mianmari…)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia dhe shtetet e Bashkimit Evropian përbëjnë gati dy të tretat e ekonomive botërore.Edhe pse shpesh në media prezantohet shkalla e lartë e GDP-së për kokë banori të shteteve të Gjirit Persik, pasuria e pakufishme dhe shpenzimi pa masë të princave të caktuar, nuk është shprehje e forcës dhe fuqisë ekonomike. Individualisht shikuar, asnjë vend me shumicë myslimane nuk luan rol me ndikim në skenën ekonomike botërore. Por, atë që e bën botën islame interesant është poteciali i madh për zhvillim ekonomik. Ajo bazohet në numër , popullsinë relativisht të re, hapësirën gjeografike të cilën e popullëzojnë, pasurive minerale, xeheve dhe fushave fosile.

Sipas shënimeve të Qendrës Pew Research të viti t2015, myslimanët përbëjnë 24% të popullsisë në botë dhe janë shumicë në 50 shtete nga gjithsejtë 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Popullata me rritje më të shpejtë është myslimane, me përfshirje të përgjithshme prej 31% të foshnjave të sapolindura. Rritja natyrore në periudhën prej vitit 2010 gjer më 2015 ishte 152 milion tek mysliman, 116 milion tek bashkësitë krishtere 116 milion, tek hindusët 67 milion, tek budistët 12 milion dhe tek hebrenjtë 0,5 milion. Shtetet me popullsi dominante me mbi 90% të pjesëmarrjes së myslimanëve në popullatën e gjithëmbarshme, janë në Afrikën Veriore, gjegjësisht në hapësirën e Lindje së Afërt(Algjeria, Maroko, Tunizia, Libia, Egjipti, Sudani, Palestina, Siria, Iraku, Arabia Saudite, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahrejni). Aty jetojnë rreth 330 milion banor. Në rajonin aziatiko-pacifik( Turqia, Irani, Afganistani, Pakistani, Kazakistani, Kazakistani, Uzbekistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Azerbejxhani, India, Bangladeshi, Shri Lanka, Tajlanda, Nepali, Kina, Malejzia, Singapori, Bruneji, Filipinet, Indonezia) jetojnë më shumë se 1 miliard mysliman. Në hapësirën subsahariane të Afrikës( Nigeria, Nigeri,Eritreja, Etiopia, Somalia, Uganda, Kenia, Tanzania, Zimbabveja, Mali, Mauritania, Gaba, Bregu i Fildishtë) jetojnë rreth 250 milion mysliman.

Afër 50 milion mysliman jetojnë në Evropë. Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë vendet me shumicë myslimane. Numri i madh i myslimanëve jeton në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, shtetet skandinave, Itali dhe Spanjë. Në krahasim me numrin e përgjithshëm të banorëve, janë të rëndësishme edhe bashkësitë myslimane në Bullgari, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Në Amerikën Veriore jetojnë rreth 4 milion mysliman, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vështruar sipas strukturës së vjetërsisë, 1/3 e popullsisë myslimane është më e re se 15 vjeçare, 60% është në mes 15-60 vjeçare(popullata aktive punuese), dhe vetëm 7% të popullatës myslimane është mbi 60 vjet.

Në çështjet e resursit, mjafton të ndahen vendet sikur Indonezia, Gana dhe Uzbekistani të cilët gjenden në mes 10 prodhuesve më të rëndësishëm të arit në botë, Kazakistani ka 13% të burimeve botërore të uraniumit, eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit tokësor janë vendet e gjirit. Numri më i madh i nevojtarëve të cilët vijnë në Evropë janë myslimanët, pavarësisht se a vijnë nga hapësirat e përfshirë nga lufta apo si imigrantët ekonomik.

Pikërisht Bashkimi Evropian i tanishëm është shembull madhështor se si armiqtë e deridjeshëm mund të ndërtojnë shoqërinë stabile demokratike, bashkësinë sociale të rregulluar, hapësirën e përshtatshme për jetë. Bashkimin Evropian e përbëjnë 28 shtete anëtare. Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth gjysmë miliard banor. Fliten 24 gjuhë zyrtare. Në përbërjen e saj është edhe Greqia ortodokse, Italia dhe Polonia katolike, Gjermania protestante-katolike…. Megjithatë kanë qenë të nevojshme dy luftëra botërore, miliona viktima, infrastruktura gati në tërësi e shkatërruar për të nis në drejtim të arritjes së marrëveshjes.

Pas Luftës së dytë botërore të ballafaquar me kërcënimin e invadimit sovjetik, krerët e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore dhe Francës kanë arritur marrëveshjen lidhur me çështjet më të rëndësishme të diskutueshme. Njëra nga to ishte edhe shfrytëzimi i resursit në luginën e lumit Rajna, të pasura me resurse minerale në të cilin kanë pretenduar të dyja vende.

Ashtu që në vitin 1951 u themelua Bashkësia Evropiane për thëngjill e çelik. Krahas Francës dhe Gjermanisë Perëndimore, iu janë bashkëngjit edhe Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda, gjë që konsiderohet si gurë themeltar i krijimit të Bashkimit Evropian të tanishëm.

Bashkimi Evropian është model se si vendet me popullatë shumice myslimanen hapësirat e Afrikës Veriore, Lindjes së Afërt dhe juglindjes së Azisë mund të ndërtojnë lidhjet. Indi lidhës pa dyshim mund të jetë Islami dhe interesat ekonomike për të mirën e të gjithë popujve në atë hapësirë. Parakushtet janë organizimi në një shkallë më të lartë, sikurse rendit shoqëroro –politik ashtu edhe tekniko-teknologjik. Përmes integrimeve do të ishte i mundshëm qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

Marrëveshja e një shteti arab me shumicë sunite, Katarit me Iranin, shteti pers me shumicë shiite për shpërndarje të fushës më të madhe të gazit në botë mund të jetë embrion dhe parim i veprimit drejt lidhjes së botës islame, njëjtë sikurse dikur me krijimin e Bashkësisë Evropiane për thëngjill dhe çelik.

Në rast se do të zbatoheshin mekanizmat e njëjtë sikurse te formimi i Bashkësisë Evropiane, si model i bashkimit në diferencat, me respektimin e të gjitha specifikave kulturore, gjuhësore dhe kombëtare në hapësirën e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore do t fitonim tregun prej gjysmë miliard banorë, ndërsa në hapësirën aziatikeo-pacifike do të fitonim tregun prej një miliard banorësh. Kështu të integruar, hapësirat e cekura do të shpërthenin në top pesëshin e parë të rajoneve ekonomike. Pra,rajoni komplet do të shkonte në drejtim të rritjes, zhvillimit dhe stabilizimit si partner i barabartë të ekonomive udhëheqëse botërore pikërisht në parimet të cilët evokojnë(bile deklarativisht) liderët e botës së zhvilluar.

Alternativa kësaj është lufta, shkatërrimi, jostabiliteti ( i cili për momentin është duke ndodh në hapësirën e Sirisë, Irakut, Jemenit, Libisë dhe kërcënojnë që të zgjerohen në hapësirën komplete të Lindjes së Afërt), gjë që do të sillte rajonin e cekur më lartë në pozitën ngjashëm me Evropën e gjysmës së parë të shek. XX-të.

Burimi : STAV/ ML

Check Also

Elvis Naci – Dy dyert të cilat sjellin shkatërrimin e njeriut në këtë botë! (VIDEO)

Ka raste kur te rinj te gjendur para ndonje veshtiresie, (ndonje mosmarreveshje ne familje, ndonje …