Home / Kultura / Muzikali për fëmijë ”Mbreti Luan” premierë në Teatrin ”Kujtim Spahivogli”

Muzikali për fëmijë ”Mbreti Luan” premierë në Teatrin ”Kujtim Spahivogli”

Në këtë muzikal për fëmijë do të interpretojnë aktorët Ilia Kaçi, Ersiljano Xhelollari, Matias Llupa, Elidon Alika, Rexhina Mollaymeri, Ergys Malsia, Aleksander Mitrollari.

Simba, princi i xhunglës largohet nga vendi i tij duke menduar se ishte ai shkaktar për humbjen e të atit, mbretit të xhunglës. Xhaxhai i tij manipulues Scar dhe hijenat sundojnë vendin duke e shkatërruar atë ndërsa Simba rritet larg me shokët e tij Timon e Pumba me filozofinë: Hakuna Matata, pa probleme fare!

Por çdo gjë ndryshon kur Nala shoqja e tij e fëmijërisë kthehet bashkë me të shkuarën e tij. Simba duhet të vendos të kthehet e të përballet me të kaluarën apo të rrijë në hije e të mos kthehet më kurrë. Yjet i tregojnë rrugën e duhur dhe ai kthehet për tu bërë ai që duhet te ishte: Mbreti i vërtetë!

Një shfaqje dinamike, shpërthyese e plot mesazhe të forta mban në qendër të saj pushtetin, familjen, miqësinë dhe luftën mes të mirës e të keqes. Një kryevepër botërore për fëmijë, fitues i 2 çmimeve Oscar, një ”Hamlet” i  sjellë në mënyrën më të mirë. Përmes këngëve shqip, atmosferës së mrekullueshme, betejave të forta dhe performancës plot ritëm sillet para shikuesve të vegjël një spektakël i vërtet.

Premiera e shfaqjes është më 2 prill ora 10;30 për të vijuar çdo të diel në të njëjtën orë deri më 16 prill.

 

 

 

Check Also

Princi Muhamed Bin Selman ftohet nga Izraeli për një vizitë historike

Ministri izraelit i Shërbimeve Sekrete pohoi sot se qeveria izraelite i ka bërë ftesë princit …