Home / Feja / Muftiu saudian: thirrjet për protesta janë thirrje të xhahilijetit

Muftiu saudian: thirrjet për protesta janë thirrje të xhahilijetit


Muftiu i lartë saudian Abdulaziz Ali Shejh në një deklaratë për kanalin saudian MBC tha se protestat e organizuara për 15 shtator janë thirrje të xhahilijetit. Ai më tej shtoi: “Shoqëria jonë saudiane është shoqëri e mëshirshme dhe e cila ndihmohet mes vete, ajo është shoqëri e cila praktikon fenë e Allahut dhe ndjek sunetin e Pejgamberit, shoqëri e cila gëzon një qeveri të drejtë dhe që zbaton sheriatin.”

Krahas lavdrimeve që u bëri qeveritarëve Ali Shejh tha se Arabia Saudite është vend ku gëzojmë begati të mëdha dhe kjo u pengon ziliqarëve të cilët dëshirojnë ta bëjnë një vend të anarkisë dhe përçarjeve.

Ai gjithashtu tha: “Musliman dhe muslimane, dijeni se ato thirrje janë kundër teje, kundër sigurisë, fesë, akides dhe moralit tënd, ato thirrje janë thirrje të xhahilijetit. Duhet ta përkrahim shtetin tonë dhe atë që ai bën për të siguruar paqenë dhe stabilitetin.

Ai thirrjet për protesta i quajti edhe thirrje të gënjeshtarëve dhe përçarësve: “Në ato thirrje nuk ka asgjë të mirë dhe nuk ka asgjë të mirë edhe tek ata që bëjnë këto thirrje.”

Aktivistët opozitarë saudian të pakënaqur me situatën ekonomike dhe shoqërore në vend kanë bërë thirrje për protestat të xhumanë me 15 shtator. Protestat janë organizuar pas namazit të xhumasë.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:



Check Also

Urdhri për të ndaluar referendumin e ndarjes së Kurdistanit të Irakut

Kryeministri irakian Heidar Abadi ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e referendumit të ardhshëm të pavarësisë së …