Home / Feja / Mrekullia me ujin në kohën e Muhamedit alejhi selam

Mrekullia me ujin në kohën e Muhamedit alejhi selam

Sipas një hadithi të saktë, Pejgamberi a.s. mori abdes prej pusit të Hudejbijes. Ai futi ujë në gojë prej pusit dhe pastaj e hodhi sërish në të. Pas këtij veprimi, pusi i Hudejbijes po buronte ujë të bollshëm. Këtë episod e tregojnë El Bera Ibn Azibi dhe Seleme Ibn Ekua, në hadithe te Buhariu dhe Muslimi.
Urvei rrëfen: “Prej Mirvan Ibn Hakemit dhe prej Misuer Ibn Mahrames përcillet se Pejgamberi a.s. nguli në pus një shigjetë prej shportës së tij.” Ky informacion gjendet gjithashtu te Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa në librin “Megazi” të Ebu Esuedit, që transmeton prej Urveit: “Pejgamberi a.s. po merrte abdes në një enë, nga ku futi ujë në gojën e tij. Pastaj atë uje që kishte në gojë e ktheu në enë dhe urdhëroi që ujin e asaj ene ta hidhnin ne pus. Pas kësaj, ai nxori një shigjetë prej shportës së tij dhe e hodhi gjithashtu brenda në pus. Në fund, ai iu lut Allahut të Lartësuar dhe, pa vonuar, uji gufoi prej pusit. Aq shumë ujë buroi, saqë njerëzit po arrinin ta kapnin ujin e pusit me duar (jo me kova).” Në këtë transmetim gjenden bashkë të dyja veprimet, dhe kjo duket më e pranueshme.
Në “Sahih-un” e Buhariut është hadithi i Xhabirit, që thotë: “Në Hudejbije njerëzit i kapi etja gjatë ditës. Pejgamberi a.s. përpara tij kishte një enë, prej së cilës po merrte abdes. Në këtë moment, njerëzit vërshuan të gjithë rreth tij. Ai i pyeti: “Çfarë keni?!” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk kemi as ujë për të pirë dhe as për të marrë abdes. I vetmi ujë që gjendet, është ky që ndodhet para teje.” Atëherë Pejgamberi a.s. futi dorën e tij në enë dhe, menjëherë, uji filloi të gufonte nga mesi i gishtave të tij, sikur të dilte nga disa burime. Të gjithë pinë dhe morën abdes, dhe ishin (jo pak, por) 1500 vetë.” Kjo ngjarje nuk ka lidhje me episodin e pusit, që u përmend më parë.
Gjatë kësaj kohe, kaloi një natë me shi. Pasi fali namazin e sabahut, Pejgamberi a.s. u tha njerëzve: “A e dini çfarë tha Zoti juaj gjatë kësaj nate?” Ata thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” – “Ai tha: “Sot disa prej robërve të Mi u gdhinë si besimtarë ndaj Meje dhe disa si qafirë (mohues të mirësive). Ata që thanë: “Shiu na ra prej Mirësisë dhe prej Mëshirës së Allahut”, ata janë besimtarë ndaj Meje dhe mohues të yjeve. Ndërsa ata që thanë: “Shiu na ra për shkak të këtij apo atij ylli”, ata janë mohues ndaj Meje dhe besimtarë në yjet.”
Ibn Aidhi, në librin e tij “Megazi”, tregon: “Pejgamberi a.s. u dislokua në Tebuk në një kohë kur uji atje ishte me pakicë. Pejgamberi a.s. mori një grusht prej një pusi me pak ujë dhe, pasi e vërtiti atë nëpër gojë, e hodhi përsëri në pus. Me të bërë këtë, uji vërshoi dhe pusi u mbush plot. Edhe sot ai pus është përplot me ujë.”
Në “Sahih-un” e Muslimit thuhet: “Pejgamberi a.s., para se të mbërrinim në Tebuk, iu drejtua njerëzve dhe u tha: “Nesër ju do të jeni pranë burimit të Tebukut, në dashtë Allahu. Keni për të qenë para drekës. Kur të mbërrini atje, askush të mos prekë ujin e burimit derisa të vij unë!” Kur arritën atje, pamë dy burra që kishin arritur para nesh tek burimi. Burimi kishte shumë pak ujë; mezi nxirrte një currilë të vogël. Pejgamberi a.s. i pyeti ata: “A e prekët ujin?” – “Po” – thanë ata. Pejgamberi a.s. i qortoi rëndë të dy. Pastaj mblodhën ujë nga burimi me grushta, pak nga pak, dhe e hodhën në një enë. Pejgamberi a.s. mori ujë prej kësaj ene, lau fytyrën dhe duart dhe pastaj e ktheu përsëri në të. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. i tha Muadhit: “O Muadh, nëse jeton gjatë, ndoshta do ti shohësh këto vise të lulëzojnë me kopshte të begata.”
Sot ne vendet arabe merret uji i detit dhe perpunoeht per te ujitur kopeshtet dhe oborret te cilat jane formuar ne shkretetire.Vjen tek shenjat e kijametit se vendet arabike do te gjelberohen.Shkencetaret kane vertetuar se me shkrirjen e akullnajave do ndryshojne klima e tokes ne shume vende dhe eventualisht po ndodh ne shume shtete te botes kjo gje.

Check Also

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, burimi i armëve të ISIS në Siri

Sipas një raporti ndërkombëtar, origjina e një të tretës së armëve të grupit terrorist ISIS …