Home / Troje Shqiptare / Kosova / MPJ e Turqisë i cilësoi për keqardhje deklaratat e MPJ të Greqisë në lidhje me ngjarjen e Erenkoy-it

MPJ e Turqisë i cilësoi për keqardhje deklaratat e MPJ të Greqisë në lidhje me ngjarjen e Erenkoy-it

Turqia reagoi ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë të bëra në lidhje me përkrahjen e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) nga ana e Turqisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë bëhet e ditur se më datën 8 gusht në RTQV u shënua 53-vjetori i rezistencës së Erenkoy-it, ndërsa deklaratat e bëra nga Ministria e Jashtme e Greqisë në lidhje me këtë ngjarje i cilësoi “për keqardhje”.

Si të arrihet, edhe të mos arrihet zgjidhja, detyra jonë kryesore është të mbrojmë e ruajmë sa më mirë institucionet tona dhe ti bëjmë ato sa më funksionale, tha presidenti turk i Qipros, Mustafa Akënxhë.

“Turqit qipriotë në vitin 1964 i bënë ballë aspiratave të enosisit të greko-qipriotëve dhe Greqisë dhe iniciativave për spastrim etnik. Dënojmë ashpër pretendimet e pabaza që zënë vend në deklaratat e bëra nga Greqia në lidhje me përkrahjen që i dha Turqia si atdhe dhe një vend garantues kësaj lufte të ndershme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Në komunikatë në mes tjerash u tha se “Greko-qipriotët dhe Greqia për shumë vite kanë zbatuar çdo lloj frike dhe dhune ndaj turqve qipriotë me qëllim të spastrimit etnik të ishullit. Siç duket deklarata e bërë buron nga ndjenja e fajësisë për këto ngjarje”./ trt

Check Also

Pas namazit të sabahut ulet për të lexuar Kur’an dhe ndërron jetë në xhami (VIDEO)..

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta …