Home / Bota / Mossad: Fabrika e raketave në Liban është një rrezik për Izraelin

Mossad: Fabrika e raketave në Liban është një rrezik për Izraelin

Shërbimet e inteligjencës izraelite kanë dekalurur se fabrika moderne e raketave në Liban, e ndërtuar nga Irani përbën një rrezik për Izraelin.

Sipas lajmeve të publikuara në gazeën Jerusalem Post, Drejtori i Përgjithshëm i shërbimeve të Inteligjencës Izraelite, Chagai Tzuriel ka bërë me dije se Irani ka ndërtuar në Liban një bazë të zhvilluar të ndërtimit të raketave moderne.

Drejtori i Përgjithshëm i shërbimeve të Inteligjencës Izraelite, Chagai Tzuriel është shprehur se nga këndvështrimi i Izraelit pika më strategjike e Iranit nuk është kapaciteti i tij bërthamor, por prezenca që ai ka në gjithë rajonin dhe ka vijuar duke thënë se baza në Liban që Irani ka ndërtuar për prodhimin e rketave moderne është në fakt një kërcënim nga pikëpamja e Izraelit.

Chagai Tzuriel është shprehur se programi bërthamor i Iranit gjithmonë ka pasur një rëndësi primare, megjithatë duke marrë parasysh marrëveshjen nukleare të vitit 2015, programi bërthamor do të përbëjë rrezik më të madh 5,8 apo 10 vite më vonë.

Tzuriel, i cili ka folur për ndikueshmërinë ushtarake të Iranit në Irak, Siri dhe Liban, si dhe për faktin se në Siri gjenden 6-7 mijë ushtarë të Hizbullahut është shprehur se në kontekstin e shtetit kërcënimi më i madh i Izraelit është Irani, ndërsa rreziku më i madh jo qeveritar vjen nga Hizbullahu.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

Check Also

4 KRIJESA TË XHENETIT NE TOKË

Janë katër krijesa të Xhenetit që aktualisht ndodhen në Tokë dhe janë të prekshme prej …