Home / Feja / Mos i mbyll te gjitha dyert

Mos i mbyll te gjitha dyert

Imam Ahmed ibn Hanbeli na tregon se nje dite e kishte pare nje hajn qe vjedhte ne rruge. Pastaj te njejtin personn e kishte pare ne xhami duke e falur namazin.

I thote Shejh Imam Ahmedi:” Nuk mundesh keshtu te sillesh me Allahun, edhe hajn edhe ne xhami, si do ta pranon Allahu namazin tend ?” Hajni i tha: ” O Imam,mes meje dhe Allahut kam shume dyer te mbyllura, e bile se paku po e le nje dere te hapur mes meje dhe Atij (pra deren e namazit).”

Pas disa muajve shkon Imam Ahmedi ne haxh dhe tregon se e kishte pare nje person prane qabes duke bere dua:” Jam penduar, me meshiro o Allah, nuk do te jem me i padegjueshem ! ”Shiqova kush ishte ky njeri qe lutej dhe e pashe ate personin qe i vidhte njerezit ne rruge, thashe:” E kishte lene nje dere te hapur me Zotin, e Zoti i tij ia hapi te gjitha dyert “.

Prandaj ti vella dhe motra ime, mos i mbylle te gjitha dyerte me Allahun, edhe nese je mekatar i madhe qe bene mekate te medha lere se paku nje dere te hapur me Allahun !Ndoshta ajo dere ti hap dyert tjera .Mos e lere pa fale NAMAZIN !

Related

Check Also

“Rruga e muslimanëve” adresa e shijeve të Ramazanit në Kinë

Muslimanët në qytetin Sian (Xian) të Kinës muajin e Ramazanit e presin në një atmosferë …