Home / Feja / Mos e shaj zjarrminë

Mos e shaj zjarrminë

Në Musned e gjetkë është hadithi i Hasanit, që e përcjell prej Sumrates, i cili ia atribuon Profetit (s.a.u.s.), ku thuhet: “Zjarrmia është një pjesë prej Zjarrit (të Xhehenemit). Freskohuni prej saj me ujë të ftohtë!” Pejgamberi (s.a.u.s.), kur sëmurej me temperaturë, kërkonte një enë me ujë, të cilën e hidhte mbi kokën e tij dhe lahej.1

Në Sunen është hadithi i Ebu Hurejrës, që ka thënë: – Në prani të Profetit (s.a.u.s.) u përmend zjarrmia e trupit, dhe një burrë e shau atë. Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “Mos e shaj atë, sepse ajo i largon gjynahet ashtu sikurse zjarri largon zgjyrën e hekurit.”2

Zjarrmia zakonisht shoqërohet me mungesë oreksi, e kështu bëhet e mundur që trupi të ruhet nga ushqimet e këqija dhe dëmtuese, nga njëra anë, duke marrë ilaçet dhe ushqimet e dobishme, nga ana tjetër. Në këtë mënyrë, trupi pastrohet nga çdo lloj ushqimi dhe substance e dëmshme, duke nxjerrë jashtë çdo tepricë dëmtuese. Pra, me fjalë të tjera, ajo vepron ndaj trupit njëlloj siç vepron edhe zjarri ndaj hekurit. Ashtu sikurse hekuri pastrohet nga çdo gjë e huaj kur trajtohet me zjarr, edhe trupit i hiqen papastërtitë nëpërmjet zjarrmisë. Kjo është njohur nga të gjithë mjekët e trupit.

E për sa i përket pastrimit të shpirtit dhe largimit të ndotësve prej tij nëpërmjet sëmundjes me temperaturë të lartë, kjo është një çështje që e njohin vetëm mjekët e zemrave (shpirtit), të cilët e

1 Këtë hadith nuk e kemi gjetur në Musned, por e ka sjellë Hejthemi në Mexhmeuz-Zeuaid, 5, 94, i cili ia ka atribuuar atë Taberaniut dhe Bezzarit, pastaj ka thënë: “Në sened-in e këtij hadithi bën pjesë edhe Ismail ibn Muslimi, të cilin dijetarët e sened-it e kanë konsideruar si të braktisur, të cilit nuk i merren transmetimet. 2 Ibn Maxhe, me numër 3469, por në sened-in e tij merr pjesë Musa ibn Abidete, i cili konsiderohet si i dobët. Por imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin me numër 4575 prej Xhabir ibn Abdullahit, se Profeti shkoi për vizitë tek Ummu Saibi (ose Ummu Musejjibi) dhe tha: “Çfarë ke, o Ummu Saib (ose Ummu Musejjib), që po dridhesh?” Ajo tha: “Ethe, që Allahu mos i bekoftë!” Profeti (s.a.u.s.) tha: “Mos i shaj ethet, sepse ato i largojnë gjynahet e birit të Ademit ashtu sikurse zjarri i largon papastërtitë e hekurit.”

26

vërtetojnë dhe e shohin të realizohet pikërisht ajo që ka treguar Profeti i Allahut. Por nëse sëmundja e shpirtit ka arritur një gradë të pa shpresë për shërim, ky lloj ilaçi nuk i bën dobi.

Kështu, zjarrmia është e dobishme si për trupin, edhe për shpirtin, e, si e tillë, ajo kurrsesi nuk duhet të mallkohet. Madje, kjo konsiderohet si padrejtësi dhe mosmirënjohje.

Ebu Hurejra ka thënë: “Nuk ka ndonjë sëmundje më të dashur për mua sesa zjarrmia, sepse ajo prek çdo organ timin, dhe Allahu i jep çdo organi pjesën e tij të shpërblimit.”

Check Also

Kurrë Mos E Gënje Bashkëshorten Tënde.

Një burrë e lajmëroi në telefon gruan e tij në shtëpi dhe i tha: ”E …