Home / Bota / Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: 92 % e territorit të Sirisë është çliruar nga pushtimi i ISIS

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: 92 % e territorit të Sirisë është çliruar nga pushtimi i ISIS

Gazeta “Zvezda” e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se 92% e territorit të Sirisë është çliruar nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se sipas statistikave të gazetës “Zvezda” e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, avionët luftarakë të Rusisë gjatë një jave kanë fluturuar 517 herë mbi qiellin e Sirisë dhe kanë arritur të shkatërrojnë mbi 1260 baza të grupeve terroriste në këtë vendi. Vlen të theksohet se Rusia që nga viti 2015, në bazë të kërkesës së qeverisë së Sirisë ka dislokuar me dhjetëra avionë luftarakë, helikopterë luftarak dhe ka kryer sulme të shumta kundër bazave të grupeve terroriste sidomos ISIS dhe Fronti Nusra në Siri./ PT

Check Also

Pa këmbë dhe i qëlluar nga izraelitët, fjalët e fundit të të riut palestinez para vdekjes: “Kjo tokë është e jona, nuk do ta dorëzojmë”

Palestinezi 29-vjeçar Ibrahim Ebu Sureyah, i cili mbeti pa dy këmbët në sulmet ajrore izraelite …