Home / Bota / Ministri i Mbrojtjes së Turqisë reagoi ashpër ndaj deklaratave të homologut të tij grek

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë reagoi ashpër ndaj deklaratave të homologut të tij grek

Ministri Isik bëri të ditur se është duke ndjekur nga afër deklaratat e papërgjegjshme dhe provokuese të Ministrit grek të Mbrojtjes, ndërsa shtoi se i dënon deklaratat e tilla.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Ministri Isik bëri të ditur se është duke ndjekur nga afër deklaratat e papërgjegjshme dhe provokuese të Ministrit grek të Mbrojtjes, ndërsa shtoi se i dënon deklaratat e tilla.

Në mbledhjen e asamblesë konsultative të kryesisë së degës së Partisë AK në Kocaeli, Ministri Fikri Isik tha se deklaratat, retorikat dhe veprat e Ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos janë të papërgjegjshme dhe provokuese.

Duke e bërë të ditur se është e natyrshme që mes Turqisë dhe Greqisë ka probleme të cilat nuk mund të zgjidhen dhe se këto probleme nuk mund të zgjidhen duke sfiduar palën tjetër, Minsitri Isik tha: “Kjo nuk është në dobi të Greqisë. Turqia dhe Greqia duhet të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet në këtë rajon. Ky është qëndrimi i Turqisë. Prandaj janë të papranueshme deklaratat e papërgjegjshme dhe provokuese”.

Fikrik Isik gjithashtu bëri të ditur se Turqia çdo herë ka bërë përpjekje që problemet të zgjidhen me bisedime, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo nuk do të thotë se ne do ti bindemi një akti të kryer. Thirrja e jonë ndaj Greqisë është që ministri i saj i mbrojtjes të japë fund këtyre lloj deklaratave, të bisedojmë në lidhje me problemet tona të përbashkëta dhe të vazhdojmë me përpjekje për gjetjen e zgjidhjeve”.

Check Also

Turqia kryeson me rritjen më të lartë ekonomike në botë

Në çerekun e tretë të vitit ekonomia turke ka kapur një rritje ekonomike dyshifrore duke …