Home / Kultura / Mexosopranoja turke, Ezgi Karakaya finalistja në konkursin e Cardiff-it

Mexosopranoja turke, Ezgi Karakaya finalistja në konkursin e Cardiff-it

Mexosopranoja turke, Ezgi Karakaya është njëra prej 20 artisteve të cilat arritën të radhiten në finale të Konkursit të Këngëtarit më të Mirë në Botë të organizuar nga BBC-ja në Cardiff.

Në këtë konkurs morën pjesë 450 pjesëmarrës nga vendet e ndryshme të botës, duke filluar prej Italisë e deri në Norvegji, prej Rusisë e deri në Kanada.

Karakaya, e cila është mexosopranoja e Operës dhe Baletit Shtetëror në Ankara, do të garoj për vendin e parë në konkursin në fjalë që do të mbahet prej 11-19 qershor në Cardiff.

Konkursi do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpërmjet ekraneve të BBC-së.

Nga Konkursi i Këngëtarit më të Mirë në Botë që organizohet nga BBC-ja në Cardiff prej vitit 1983 e këtej kanë dalë emrat e shquar si Bryn Terfel, Karita Mattila, Dmitri Hvorostovsky e Anja Harteros.

Nga Turqia në finali kishin mbetur bas baritoni Burak Bilgili në vitin 2003 dhe Ilker Arcayurek në vitin 2015.

Check Also

Kur shtrihesh në shtrat thuaji këto lutje…

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,ulej mbi shtrat, ngrinte …