Home / Shendeti / Mesazhet erotike mes Gridës dhe Salianjit, plasin reagimet nga PD: Duhet bërë ajo çka s’po e bëjnë të gjithë

Mesazhet erotike mes Gridës dhe Salianjit, plasin reagimet nga PD: Duhet bërë ajo çka s’po e bëjnë të gjithë

Indrit Vokshi, i cili eshte Drejtues i Departamentit të Rendit Sigurisë e Luftës Kundër Kriminalitetit në PD Lezhë dhe anëtar kryesie i i kësaj dege, ka reaguar pas publikimit te disa mesazheve erotike mes Grida Dumes dhe Ervin Salianjit.

Ai thotë se do ishte e lehtë që sot të heshtej por ai ndjen se nuk duhet heshtur.

KOMENTI I PLOTË:

Mbi “mesazhet erotike” të deputetëve nën siglën e PD.

Nuk lindëm me PD. Na bënë prindërit. Kur ishim të vegjël në shtëpi na thoshin se kryetari është Sali Berisha i cili glorifikohej si; burrë i ndershëm, familjar, profesor-doktorr, kardiolog i mirë, nuk pi as alkohol as drogë as duhan, nuk luan bixhoz as është imoral. Por është trim. Ky ishte shembulli që na shërbehej, pra këto cilësi duhet të ndiqni. Njerëzit mund të mos ishin as aq trima, as aq të shkolluar e as ashtu si ai, mirpo ai përfaqësonte atë çka ata e vlerësonin megjithëse vetë nuk mund ta arrinin. Ndaj ishte ai përfaqësuesi i tyne. Sepse ishte diku më lart. Kjo është e vërteta.

Sot kur publikohet një bisedë si ajo që u publikua, shumkush mund të thotë se ata kanë jetën e tyne, ky ishte komunikim privat e në privat flasin çfarë të duan. Sepse edhe ne flasim ndyrë; të hedhë gurin i pari kush nuk ka folur asisoji! Bukur si sqarim? Mirpo PD dhe prestigji i saj nuk mund të barazohen me anën voluptoze të askujt prej nesh. Ata që mëtojnë ta përfaqësojnë ketë pjesë të popullit që simpatizojnë dhe votojnë PD, nuk mund t’i përfaqësojnë anën voluptoze e as ekseset në komunikim që i kemi të gjithë. Ata duhet të përfaqësojnë aspiratat, duhet të jenë diçka më mirë.

Shembull. Ai komunikim i kushton imazhit të partisë tonë. Mund ta kalojmë duke thënë se kështu po flasin të gjithë por, ky vend po vuan pikërisht prej veprimeve të këqija që janë përhapur aq shumë saqë nuk bëjnë aq përshtypje. Se “po i bëjnë të gjithë”. Duhet bërë ajo çka s’po e bëjnë të gjithë. Diçka ndryshe e cila të bëjë diferencën mes PD dhe të gjithëve edhe në kulturën e sjelljes përveçse në alternativat politike. Sot secilit demokrat i vjen keq sepse sjellje të tilla i japin kosto publike partisë ku ai po investon kohën dhe kapacitetin. Është lehtë të heshtim por ndjej që nuk duhet heshtur.

Check Also

Vaji i peshkut kryen një tjetër funksion shumë të rëndësishëm në trupin tonë!

Peshku ka një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme si omega 3 acide yndyrore, …