Home / Headline / Merkel: Për negociatat BE-Turqi duhet të vendoset pas referendumit

Merkel: Për negociatat BE-Turqi duhet të vendoset pas referendumit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në lidhje me të ardhmen e negociatave për anëtarësim që BE-ja kryen me Turqinë tha se duhet të vendoset duke shikuar zhvillimet pas referendumit për ndryshimet kushtetuese, raporton AA.

Kancelarja Merkel në një intervistë në gazetën gjermane “Passauer Neue Presse”, pyetjes “Përsa kohë do të vazhdoni deklaratat tuaja të buta kundrejt Erdoğan?”, i është përgjigjur se “Në bisedimet që kam kryer me presidentin Erdoğan shpreh gjithçka hapur. Por si një kancelare i mendoj si një e tërë marrëdhëniet tona me Turqinë nga pikëpamja gjeopolitike dhe nga pikëpamja e bashkëjetesës me miliona njerëz me origjinë turke që ndodhen në Gjermani.”

Pasi ka rikujtuar se duhet të përfundojnë krahasimet me nazistët, në të kundërt konsiderojnë disa nga hapat që mund të hidhen në të ardhmen, Merkel tha se “këto krahasime janë të pavend sepse nënvlerësojnë tmerret e socializmit nacionalist.”

Në lidhje me çështjen nëse do të përfundojnë apo jo negociatat e anëtarësimit në BE që vazhdojnë me Turqinë, Merkel është shprehur se “Duhet të presim rezultatin e referendumit. Më pas e marrim me shumë seriozisht edhe vendimin e Komisionit të Venecias, të Këshillit të Europës i cili i pret me shqetësim të madh planet e ndryshimit të kushtetutës në Turqi.”

Ndër të tjera duke ripërsëritur se edhe marrëveshja për refugjatët që është në zbatim mes Turqisë dhe BE-së është në interes të të gjitha palëve, por edhe të refugjatëve, Merkel ka vënë në dukje se në saje të marrëveshjes është parandaluar në masë të madhe fluksi i refugjatëve në krahasim me një vit më parë në drejtim të Evropës.

Gjithashtu pasi ka bërë të ditur se nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve dhe delegimi i problemit nga një vend në tjetrin, Merkel ka theksuar se në saje të marrëveshjes së arritur me Turqinë ka nisur në kuptimin e vërtetë një proces i zgjidhjes.

Ndërsa në lidhje me pyetjen për marrëdhëniet me SHBA-të, duke vënë në dukje se marrëdhëniet përtej oqeanit janë gjithmonë të rëndësishme për Evropën dhe se do të tregojë përpjekje për zhvillimin më të mirë të tyre, Merkel tha se “Kemi mendime të ndryshme në disa çështje, por në përgjithësi kemi kryer bisedime të mira.”

Në lidhje çështjen nëse do të hiqen apo jo sanksionet e vendosura kundër Rusisë për shkak të zhvillimeve në lindje të Ukrainë, Merkel tha se kjo mund të jetë e mundur në rast të zbatimit të kushteve të marrëveshjes së Minksut.

Check Also

ILAÇI PËR ZEMRËN E NGURTË

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Vërtetë për zemrën e ngurtë ka ilaç …