Home / Feja / Mënyra më e mirë e fjetjes

Mënyra më e mirë e fjetjes

Mënyra më e mirë e fjetjes është kur njeriu shtrihet nga krahu i djathtë, pozicion ky në të cilin ushqimi qëndron lirshëm në stomak, pasi, siç e kemi thënë, stomaku ndodhet disi në të majtë të barkut. Megjithatë, është e nevojshme që të shtrihesh edhe pak nga ana e majtë, me qëllim që të bëhet një tretje më e shpejtë, pasi stomaku mbështetet mbi mëlçinë. Pas kësaj, duhet të kthehesh sërish nga e djathta, për ta ndihmuar stomakun ta shtyjë ushqimin poshtë vetes. Në këtë mënyrë, njeriu e nis dhe e përfundon gjumin duke qëndruar i shtrirë nga e djathta. Po ashtu, gjumi nga e majta dëmton zemrën, pasi organet e trupit, në atë pozicion, e shtypin atë me të gjithë peshën e tyre.

Related

Check Also

Enë Kuzhine nga Kina – Lëshojnë Metale të Rënda në Ushqim 10 Herë Më Shumë se Norma

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë. Por edhe ku i gatuajmë dhe si i konsumojmë! …